Ashtu si në komunizëm, askush nuk flet më.
Në Porto Romano, Durrës, në vitin 1984 u ngrit një monument në kujtim të të internuarve në Kampin e Përqëndrimit Ndërballkanik. Në këtë kamp përqëndrimi u mbajtën të internuar shqiptarë nga të gjitha viset e Shqipërisë, duke përfshirë dhe nga Kosova dhe nga territore të thjera të pushtuara nga Italia Fashiste. Në vitin 2021 ky monument u zhduk dhe nuk ekziston më.
Në ishullin e Sazanit gjatë kohës që ishulli gjendej nën kontrollin italian, në vitin 1921, u ngrit një monument në kujtim të mbytjes së korracatës Italiane “Regina Margherita” më 11 dhjetor 1916 në kanalin e hyrjes jugore të Gjirit të Vlorës. Nga mbytja e korracatës humbën jetën 675 detarë dhe ushtarë italian. Monumenti u shkatērrua gjatë regjimit komunist në Shqipëri.