Përdorimi i gjerë i telefonave celularë ???? në dekadat e fundit ka çuar në një rritje të madhe të numrit të antenave celulare që vendosen në kodra, tarraca pallatesh, rrugë etj.
Duke pasur parasysh nevojën e komunikimit me njëri tjetrin, telefonat celularë janë tani një pjesë e pashmangshme e jetës sonë.
Në shtëpitë tona ???? dhe në vendet e punës, ne kemi nevojë për një telefon celular për qëllime të ndryshme, dhe realisht sot në gjithë Shqipërinë nuk mund të gjesh familja pa të paktën një telefon(sado të varfër të jenë).
Njoh shumë miq të mij që mbajnë më shumë se sa një telefon????.
Afërsia e pashmangshme, e përhershme me këto pajisje me valë, na bën të ekspozuar vazhdimisht ndaj fushës elektromagnetike të radiofrekuencës (RF-EMF).
Rezultat është stres, lodhje , acarim, gjumë i çrregullt, dhimbje koke dhe shumë probleme të tjera afatshkurtra????
Ashtu si telefonat celularë, edhe antenat e tyre janë po aq të dëmshme për shëndetin tonë.
Rrezatimi elektromagnetik me frekuencë të ulët po shkatërron vazhdimisht shëndetin tonë dhe po na ekspozon ndaj rreziqeve më të mëdha shëndetësore.
Nëqoftëse duam të mbrohemi nga rrezatimet e antenave , duhet të përdorim disa masa paraprake mbrojtjeje si dhe disa kurative.
Siguroni që instalimi i antenës së lëvizshme të jetë përtej distancës standarde të sigurisë nga vend-banimi juaj dhe nga zyra ku Ju kaloni pjesën më të madhe të kohës.
Fikni telefonin tuaj celular dhe ruterët ose modemat e internetit gjatë natës dhe të përdorni celularin tuaj në modalitetin e altoparlantëve(viva voce, speakers ) sa herë që të jetë e mundur.
Eleminoni kufjet me valë.
Në fakt idealë për shtëpinë???? janë telefonat me kabëll.