Vetëm 3-4 km më poshtë pikës gjeografike në të cilën kufizohen katër rrethe; Korçë, Skrapar, Përmet dhe Kolonjë, në rrjedhën e Osumit ndodhen disa kanione të pa njohur e të pa reklamuar ende për turistët.
Besoj se kjo vjen për shkak të mungesës së infrastrukturës.
Flitet lart e poshte se këtu është planifikuar një tjetër hidrocentral, diga e të cilit, nëse ndërtohet sipas mundësive që të jep terreni, shkon mbi 300 metra, pra ndër më të lartat në botë, por nëse kjo realizohet vërtetë, do të varrosej përfundimisht një pasuri natyrore akoma e pa zbuluar.
Dashnor Dosti/ Kanionet e pazbuluara dhe rreziku i gllabërimit për hidrocentral

Leave a comment Leave a comment