Vajza e ish-presidentit të SHBA, Donald Trump, Tiffany Trump ndodhet në Shqipëri. Ajo ka ardhur me bashkëshortin e saj Michael Boulos prej 4 ditësh dhe është parë të darkojë në Tiranë.
Ata kanë qenë gjithë kohën nën vëzhgimin e rreptë të forcave të sigurisë edhe pse vizita e tyre është private.
Mësohet se Tiffany Trump ndodhet në Shqipëri për të kaluar disa ditë pushime.
Në pamjet e shpërndara nga mediat, çifti i famshëm shoqërohet me eskortë policore dhe nga forcat ‘Shqiponja’, drejt Ksamilit.