NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Dita e 144 e tubimit/ Berisha-emigrantëve: Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha publikon faktin tronditës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit
    3 hours ago
    SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët
    2 days ago
    35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
    3 days ago
    Sali Berisha: Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare. Diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit!
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Hamdi Skeja/ Lëmsh, nga vëllimi im i dytë me titull, “Flakërima Shpirti” .
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Prangoset ish-drejtori i Burgut të Durrësit, dyshohet si i përfshirë në arratisjen e Altin Ndocit
Të tjera
Berisha publikon faktin tronditës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit
Kryesore Politikë
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Berishës: Arresti shtëpiak, i tejzgjatur
Të tjera
Gjykata e Posaçme pushon padinë penale ndaj deputetit Xhelal Mziu, padi e depozituar për “shpifje” nga deputeti Agron Malaj .
Të tjera
Edith Harxhi, ish-zv.Ministre e Jashtme pyet kryeministrin Rama
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Hamdi Skeja/ Lëmsh, nga vëllimi im i dytë me titull, “Flakërima Shpirti” .

Neutrale
Last updated: 2023/07/23 at 5:28 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Botuar në 2016-n!

LËMSH
I

Lëmsh vjen dritareve dita,
dhe syve të hapur gjithashtu!
Duart prangosen lëmshit.
Unë?-I burgosuri i përjetshëm këtu!

Krevati shndërrohet në lëmsh mëkatesh,
lotësh, dhimbjesh pa start!
Në portën time, foli lëmshi,
pa zë, frymën këputur e pat’!

Dita loton rëndesës së tij!
Oh… ç’dhimbje mban kraharori!
Letra s’i mban dot !
Laget, griset në lotë!

II
Këmbët lëmshohen në ecje,
rrëzohem deri n’gjakosje!
I prangosur,
i brengosur,
i plagosur!
Shaj fatin e pafat!

Dyert e shpresës lëmsh!
Shemben mbi ëndrrat e vdekura!
Aq shekuj jetese, pakupim!
Jetova me shpresën e përhimtë.
Ding-dong
çanga tingëllon!
Një lëmsh…
ndjenjat m’i zapton!

III

Tinguj lëmsh më tingëllojnë,
s’di çfarë thonë!
Turbullueshëm vështroj qiellin,
çfarë dua, s’e di!

Boshatiset arka e shpresës!
mbushet me ëndrra lëmsh.
N’vajtim mbeti qyqja e vjeshtës!
njësoj si shpirti jetim.

Thith cigaret e helmatosura,
një…
dy…paketa mbaroi!
Tymi lëmsh para syve,
sikurse ëndrrat e aq viteve!

IV

Bashkë me ëndrrën,
po shuhem si fund qiriu…
Qielli coptohet
në tridhjetë copëza të vuajtjeve mia…

Bota më dha lamtumirën,
ndaj eca në rrugët e bëra lëmsh,
shtruar me paragjykime…

Ndodhem në udhëkryq
të vdekjes shpirtërore,
me peshën e vetgjykimit.

V

Lëmshohen retë e shpresës.
Qielli u vrenjt…
Ditë-zie në të djeshmen e të sotmen!

Toka rënkon me dhimbje.
Teksa e shkel…
këmbët gjakosen ferrave të jetës!

Ulem i lodhur, të pushoj
mbi qilimin e zi,
të dhimbjeve mia.

Pyes: Koha kur do ndryshojë
e në horizont të më shfaqet
një cop Diell?

VI

Bota bëhet lëmsh…
njerëzit gjithsesi!
Në valle të lotit,
kërcejmë Unë dhe Ti.

Këmbët lëmshohen,
pluhurit të jetës!
bashkë të turbulluar,
presim çastin e të vërtetës.

I ëmbël, apo i hidhur,
s’di si do jetë!?
Veçse në ndodhtë e dyta,
lamtumirën ta jap vetë.

Lot s’dua,
as pikëllim kurrësesi.
Do t’i marr dhimbjet me vete,
që t’më bëjnë shoqëri.

VII

Mëngjesi i ftohtë si kufomë.
Kërkoj diellin e arratisur,
teksa retë mbarsin njëra-tjetrën!

Toka ku shkel,
mbytet
me lotët e qiellit.

Një cop plis lëmsh baltosur,
marr ndër duar…e shtrëngoj fort.
Me dhimbje dua ta shtrydh dhimbjen!

VIII

Akrepat e orës u lëmshuan
kur tërmeti shembi zemrën!
I vetmi abazhur u thye…
drita u fik!

Errësira më tremb,
por duhet akoma
në gërmadhat e jetës
me gjysëm fryme të pres…

Rrebeshet e shiut,
lagën këmishën e zezë të fatit!
Por unë, prita…prita…prita…
Të nesërmen!

IX

Dielli bie mbi gërmadha,
trupi dhemb kudo!
Lëmshi lidhet nyje!
Zotit i lutem me shpirt nudo…

Trokas portës së fatit,
gjysmë-shembur…
Kërkoj shpresën e pritur,
viteve ngjeshur lëmsh,
këtë portë… Ah, këtë portë lëmsh.

Askush s’e hapi atë derë
ndaj ulem lodhur e coptuar,
mbush gotën plot lot!
Të pi fatin e helmatosur,
me halle lëmsh plot e përplot!

X

Lëmsh qyteti i ëndrrave të mia.
Rrethuar me ferra,
tela gjembash,
nga ushtritë e dhimbjes…

Unë, si kalë i penguar,
këmbëgjakosur prangave,
zvarritem shtigjeve të brengave.

Rezultat s’po arrij.
Mbeta prangosur arsyes…
që vetëm unë e di!

XI

Penguar ashtu, me pranga
të ftohta akull,
mundohem zvarrë,
jetës t’i bëj ballë.

Fati kundërshton
dëshirën për jetesë
e kacafytem me të,
për pak liri-diell!

Qielli im,
i vrenjtur…
bubullon…
shkrepton, rrufe dhimbjesh,
lëmshuar si pije miks!

Dua vetëm dy sekonda,
jetë diellore,
të shemb ekzistencën planetare,
bardhë e zi!

XII

Lëmsh, cilindri matematiko-mendor!
E ngre, rrëzohet…
sërish provoj…

Mbi katërkëndëshin e jetës,
përfundimi del : ” Një petëz ngjyrosur
me bojë të zezë”!

Kub mbi kub ngre kështjellë,
mbi tavolinën e shpresës!
Çatia trekëndësh e saj bie,
nga era e fatit të mjerë !

Turbullueshëm shkruaj,
në dërrasen e zezë të jetës!
Fundmuajtë,
që ikin plotë dhimbje!

Një… Dy… Tre…
deri në dymbëdhjetë.
Zilja ra…
mbeta për vjeshtë!

Ulërimat e muajve në ikje,
më kujtuan përfundimin :
“Treqind e gjashtëdhjetë e pesë”!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Prangoset ish-drejtori i Burgut të Durrësit, dyshohet si i përfshirë në arratisjen e Altin Ndocit
1 hour ago
Berisha publikon faktin tronditës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit
3 hours ago
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Berishës: Arresti shtëpiak, i tejzgjatur
21 hours ago
Gjykata e Posaçme pushon padinë penale ndaj deputetit Xhelal Mziu, padi e depozituar për “shpifje” nga deputeti Agron Malaj .
23 hours ago
Edith Harxhi, ish-zv.Ministre e Jashtme pyet kryeministrin Rama
1 day ago

Prangoset ish-drejtori i Burgut të Durrësit, dyshohet si i përfshirë në arratisjen e Altin Ndocit

Berisha publikon faktin tronditës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Berishës: Arresti shtëpiak, i tejzgjatur

Gjykata e Posaçme pushon padinë penale ndaj deputetit Xhelal Mziu, padi e depozituar për “shpifje” nga deputeti Agron Malaj .

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?