NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Reforma zgjedhore/ Grupimi “Dhjetor ’90” i ftuar në tryezën e partive të opozitës
    2 years ago
    Të Fundit
    Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
    3 hours ago
    Deklaratat e ambasadave të Gjermanisë dhe Britanisë, reagon Rama: Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë…
    1 day ago
    “Rama bëri sot vetëvrasje politike”, Berisha: Nuk votoi pro Ballukut, por për të mbrojtur krimet e tij
    1 day ago
    Belind Këlliçi/ 82 votat e turpit, kundër Shqipërisë!
    1 day ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Edison Ypi/ Nuk iki… Nga biseda me Kadarenë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Republikanë dhe Demokratë bashkë kundër Trump: Mos i hiqni trupat nga Kosova – rrezikohet Ballkani!
Bota
Rama përjashton gazetaren Ambrozia Meta gjatë konferencës me mediat
Kryesore
Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë
Basir Çollaku/ KM ka në fyt thikën që kishte dëshmitarja e Belës
Të tjera
Hoxha takim me të Ngarkuarën me Punë të SHBA: Thellim i bashkëpunimit për sigurinë, Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Edison Ypi/ Nuk iki… Nga biseda me Kadarenë

Neutrale
Last updated: 2023/07/22 at 4:33 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Aty nga mesi i viteve ’90, vizitë te Kadare.
Mysafirët ishin: një kritik arti, një gazetar, një përkthyes, një i panjohur, dhe unë.
Kadare nuk luajti nga vendi gjatë gjithë kohës. Perandorin e letrave, skllavopronarin e shpirtrave, sfiduesin e frikërave, në qoshe e gjetëm, në qoshe e lamë.
Helena hyj e dilke me kafe ndër duar.
Kakuja hyri vetëm një herë. Hodhi sytë rrotull si antenë radiolokatori, dhe iku.
Llaf e muhabet, biseda erdh’ e u përqëndrua mbi emigrimin, shkaqet, avantazhet, problemet.
Mysafirët folën me rradhë secili mbi qasjen e vet me arratinë, e cila deri dje ishte e pamundur, ose të kushtonte kokën, ndërsa tani ishte bërë befas e ëmbël si kadaif me një bajame në mes.
U sollën në vëmendje përvojat e dështuara apo të suksesëshme të njërit e tjetrit.
U fol për dy kompozitorë, të cilët, atje ku kishin vajtur, nga marshet e paradave me çizme ushtarësh kishin kaluar në muzikë kishtare për besimtarët e katundit.
Pastaj për disa këngëtarë dhe shkruajtës tekstesh që fitonin goxha me këngët e hershme propagandistike duke zëvendësuar traktoristin me një regjizor Hollivudi, mësuesen e fshatit me modelen e pasarelës.
Kur më erdhi radha mua të flas, thashë pakashumë këtë;
Në mars ’91 hypa në një vaporr. Vaporit nuk iu ndez motorri. Si i bëhet hallit ? Ekuipazhi kishte ikur. Ndoshta matanë detit.
Ca halabakë të djersitur me kanotjera të pista dhe me leva në duar, vinin vërdallë mes thasëve të shqyera të miellit dhe sheqerit nga rezervat e vaporrit për të gjetur dikend që hipotetikisht dinte ta ndizte motorrin e vaporrit.
Në kthesën e ngushtë të një korridori edhe më të ngushtë zbardhur me miell e oriz, u përplasa me një nga ata të hakërryerit me levë në dorë në kërkim të ndonjë shpëtimtari që duhej ta ndizte motorrin si Prometeu Zjarrin.
-Çfarë je ti ?
-Inxhinier, i thashë me zë të dridhur tek përfytyroja levën e tia duke shkatërruar brinjët e mia.
-Ndize motorrin.
-Nuk di. Kam ndezur e fikur shumë motorra në jetën time. Por kurrë motorr vaporri. Ndezja e këtij motorri është edhe në interesin tim, se un e ti, ndodhemi, si të thuash, në të një njëjtën varkë, e cila varkë, po futi ujë…më kupton drejt besoj.
Aty ndodhi çudia. Halabakun pisanjos me levë në dorë në kërkim të dikujt që dinte ta ndizte motorrin e vaporrit, mesa duket, kombinimi i sinqetitetit me kërkimin e ndjesës e bindën se të merrej me mua ishte kohë e humbur, dhe iku duke çfryrë; Ah ju intelektualët duheni pushkatuar të gjithë dhe duheni hedhur nga Shkalla e Tujonit.
Duke u kthyer në Tiranë më kapi malli për shtëpinë.
Mes bardhësisë së sheqerit dhe miellit të hallakatur në vaporrin që s’u ndez, ndejta më pak se 1 orë, por më dukej sikur po kthehesha pas nja një viti.
Pas Italisë, nën shembullin e Woody Allen, i cili pasi dëgjoi pak Vagner u vërsul ta pushtojë Poloninë, dëgjova një Ep heroiko-patriotik me Zana dhe Kreshnikë luajtur nga një lahutar i verbër në Theth, dhe vrik u nisa ta pushtoj Greqinë.
Fort e bukur Greqia.
Por shpejt nuhata se Greqia nuk mund të ishte grua për mua.
U ktheva pas nja gjashtë muajsh me lotë në sy për gërxhet e vendit tim.
Dy herë më kthyen në Durrës nga trageti për parregullsi në pasaportë, jo për fajin tim.
Të dyja herët gjatë kthimit më rrëmbeu po ai mall i zjarrtë me flakë Ferri sikur në traget të mos kisha ndejtur dhjetë minuta, por dhjetë vjet.
Vazhduan këto ikje e ardhje me malle e zjarre, derisa një ditë u binda se ikja s’ishte për mua.
Unë që gjithë jetën kam ëndërruar të iki nga ky Ferr me çdolloj mënyre, nga krahë primitivë si të Ikarusit deri te mjete të sofistikuara si të James Bondit, kurrë nuk do iki. Më duket se po të iki unë, punët në Shqipëri nuk venë mirë.
Të mahnitur nga ligjërimi im, mysafirët mbajtën frymën.
U dëgjua një mizë që zhurmonte nëpër dhomë si MIG.
Kur miza ndali së zukaturi, Kadare, i cili gjatë rrëfimit tim qëndroi si i gurtësuar nga Circja, befas u bë viskoz.
Tha Kadare;
-Qënke si ai njeriu, të cilin, të uriturit që dilnin për gjah, e linin në shpellë të ruante zjarrin të mos fikej.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Republikanë dhe Demokratë bashkë kundër Trump: Mos i hiqni trupat nga Kosova – rrezikohet Ballkani!
2 hours ago
Rama përjashton gazetaren Ambrozia Meta gjatë konferencës me mediat
3 hours ago
Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
3 hours ago
Basir Çollaku/ KM ka në fyt thikën që kishte dëshmitarja e Belës
3 hours ago
Hoxha takim me të Ngarkuarën me Punë të SHBA: Thellim i bashkëpunimit për sigurinë, Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare
7 hours ago

Republikanë dhe Demokratë bashkë kundër Trump: Mos i hiqni trupat nga Kosova – rrezikohet Ballkani!

Rama përjashton gazetaren Ambrozia Meta gjatë konferencës me mediat

Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Basir Çollaku/ KM ka në fyt thikën që kishte dëshmitarja e Belës

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?