Ju duket çuditshëm, por ky është emertimi më i mirë për plazhet tona të këtij viti…
Dalim për pushime dhe pikë së pari na duhet një vend për të bujtur….dhe që në fillim na errësohet dynjaja prej çmimeve.
45 deri në 60 euro nata për plazhet e “kategorisë së dytë” dhe 80, 150 deri në 220 euro nata për plazhet “vipa”
Pra për një JAVË pushime një familjeje i duhen 500 deri në 1500 euro vetëm për të fjetur. Pastaj fillojnë telefonatat të tipit:
“A ka kuzhinë? Po tenxhere, pjata, lugë a ka?” a thua se po ikin në zbor…
Ndërsa disa syresh preferojnë plazhet e “Vipave” duke u krekosur e duke shpërndarë foto nga ato vende, ndërsa drekave dhe darkave u vërsulen pikave të sufllaqeve që s’marrin dot frymë …Lum ata që i kanë ato bisnese…!
Restorantet pothuajse bosh, ndërsa një makaronë me ca barishte sipër kushton 9 euro.
Mos flasim për të tjerat pastaj…
“-Rrini aty dhe ruani tavolinat bosh!” dëgjova një zoteri që ikte i lemerisur… Kamarierët e zbukuruar me kordona e papiona rrine anës rrugës me ca blloqe, (sikur t’i kenë larë me ar) neper duar dhe sapo shohin një kalimtar i vërsulen a thua se do u shërbejnë falas…ndërsa kalimtarët largohen shpejt e shpejt pa e kthyer kokën a thua se po i fusin në burg… pastaj dynden nëpër pikat e sufllaqeve me ato pak tavolina të mbushura dingas, ndaj u duhet të presin radhën për të mbushur qesen me sufllaqe… e te shkojnë t’i hanë fshehurazi nëpër dhomat e tyre se…kuptohet arsyja…???? Cfar te keqe ka ketu?
Është ushqimi më i shpejtë dhe më i lirë, ku duhet kompesuar çmimi i dhomës apo apartamentit…
Të mos flasim pastaj për çmimin e parkimit 7 deri në 10 euro ora…
Të mos flasim për shezllonet, ( tani e kanë bërë çmimin për person) 10 deri në 30 euro një…
Po pijet…? Lëre se do ju duket se e teproj pastaj…
Prandaj thuhet se këtë vit bizneset e sufllaqeve janë më të sukseseshmit.
Prandaj edhe janë emëruar “Plazhet e sufllaqeve”
Jua rekomandoj këto plazhe…Të paktën fotot dalin shumë bukur…