Rama sot në Lazarat, si „krimineli“ në vendin e „krimit”!
Shkoi në vetmi të thellë pikërisht në atë godinë që:
–Flet më qartë se askund tjetër për pasojat e shkatërrimit, që ai i bëri Lazaratit, të gjithë Gjirokastrës e Qarkut, shpopullimin e thellë të tyre.
–Demostron tjetërsimin e pasurisë publike për interesa korruptive individësh e grupesh.
Shkoi sot në atë godinë në Lazaratin e poshtëm, e cila pak vite më parë ishte një shkolle e niveleve europiane, plot nxënës, mësues e aktivitete, e ndërtuar me fondet e BE.
Më tej filluar të zbrazet si pasojë e detyrimit nga ky rregjim, të atij komuniteti fisnik, punëtor e të ndershëm, të braktisë nën dhunë, varfëri e denigrim, trojet e tij.
Këtij procesi u shtuan dhe përpjekjet e Rilindjes aty për ta abandonuar atë godinë, mbyllur atë shkolle, e kthyer në …
Në një strukturë të dhënë privatit nën justifikimin e “mbledhjes së bimëve mjekësore ”.
Duke shfrytëzuar për kete, si koperturë një “projekt zviceran”!
Vërtet Rama sot ka zgjedhur vendin më domethënës për bëmat e Qeverisë së tij, jo vetëm ndaj Lazaratit!
Ambjentin, që në heshtjen e tij sot akuzon qartësisht këtë rregjim për politikat shkatërruese, shpopullimin e vendit.
Për korrupsionin e rregjimit, që nuk heziton as para fatkeqësisë më të thellë, që ai vetë ka krijuar për qytetarët.
Dhe Lazarati e priti sot ashtu si ai e meriton, me braktisje të plotë.