Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka shkuar në Shkodër për vizitë në “Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës”
Kreu i qeverisë ka zhvilluar edhe një takim me kryetarin e porsa zgjedhur të bashkisë së metropolit të Veriut, Benet Beci dhe grupin e këshilltarëve socialistë që dolën nga zgjedhjet e dt.14 maj.
Për të dyja aktivitetet, Kryeministri Rama ka përcjellë njoftimin edhe në “Facebook” si më poshtë:
SHKODËR – Vizitë në “Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës”, ku do të bëjmë një transformim rrënjësor, për ta kthyer nga një hapësirë pa jetë, në një muze mbresëlënës të tragjedisë së persekutimit komunist, destinacion kyç të Shkodrës historike, jo vetëm për vizitorët e për turistët, po edhe për nxënësit shqiptarë kudo jetojnë💔
Me grupin e këshilltarëve socialistë të zgjedhur më 14 maj, si forcë e parë politike e Këshillit të ri Bashkiak të Shkodrës🌹✅
#VetëmPërpara➡️