NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rama të dorëhiqet, parlamenti të vetëshpërndahet”/ Grupi Parlamentar i PD: S’mund të ketë normalitet përballë një krize të thellë
    2 days ago
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    1 week ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    1 week ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Edison Ypi/ Shaba
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dhuna mbi protestuesit/ Pezullohen nga detyra dy punonjës të Policisë.
Kryesore
Kërkesa për largimin e Kryeministrit nuk mund të shpërfillet dhe as të bëhet shkak për përplasje të mëtejshme/ Ermelinda Meksi: Kur vendi është në krizë, urtësia të marrë fjalën!
Të tjera
Defekti në Itali godet Rinasin: Anulohen Milano, Torino e Verona
Të tjera
Skënder Hita: Nuk tërhiqemi, mos na e merrni për dobësi që nuk po veprojmë më shumë
Kryesore
Protestat / Mesazh i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj: Vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog.
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Edison Ypi/ Shaba

Neutrale
Last updated: 2023/05/19 at 11:00 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Një mëngjez oborri i shtëpisë së Shabës u mbush me puntorë me kazma e lopata.
Ditën e parë sheshuan truallin.
Të nesërmen sollën llaç e tulla.
Shteti, pa pyetur askend, në oborrin e shtëpisë së Shabës, nisi të ndërtojë diçka.
Shaba donte ta dinte çfarë ishte ajo diçka, por puntorët me kazma dhe një teknik që mbante në dorë disa skica, nuk flisnin.
Oborri i shtëpisë së Shabës nuk ishte aq i madh sa aty të ndërtoheshin vepra 5 vjeçarësh: fabrika, uzina, kombinate, ferma bujqësore, reparte ushtarake.
Mundësitë ishin dy.
Bunker për mbrojtjen e popullit nga sulmet e armiqve ziliqarë që mezi çprisnin t’i ngulnin dhëmbët Shqipërisë heroike.
Pallat për leckamanë.
Hamendja se në oborrin e Shabës fjala ishte për bunker ose tunel u hodh poshtë pas pak ditësh kur u pa se gërmimet nuk vajtën më thellë se 1 metër.
Për shkak të përmasave modeste të oborrit, me gjasa, fjala nuk ishte as për pallat banimi me apartamente si furriqe ku si kuzhinë shërbente haleja.
Vepër madhështore pesvjeçari jo.
Pallat jo.
Tunel jo.
Çfarë po ndërtonin vallë në oborrin e Shabës ?!
Komitet partie ?
Rajon policie ?
Burg ?
Dhomë torturash ?
Zyrë e fshehtë e Sigurimit ?
Kur kishte kaluar nja një muaj, ja behu çudia tjetër: Mbi oborrin e shtëpisë së Shabës po ngrihej një Tyrbe.
U çudit i madh e i vogël.
Nisën pëshpërimat.
Kishat dhe xhamit kishin vite që ishin hedhur në erë nën brohorimat entuziaste të proletarëve surratshqyer.
Priftërinjtë dhe hoxhallarët që mbetën pa u pushkatuar, pa varur në litar apo pa vdekur nëpër biruca nga rrahjet, ishin tashmë nëpër burgje.
Ç’ne kjo Tyrbe përballë Politeknikumit ?!
Lagja mbajti frymën.
Ndoshta kurvi ishte penduar për hedhjen në erë të kishave dhe xhamiave, rrahjet dhe vdekjet e klerikëve. “S’ka shtazë sado të egër të mos jetë sadopak e mëshirshme” – e ka thënë Shekspiri. Me këtë Tyrbe ndoshta po jepte një sinjal pendese. Dukej sikur thoshte; Partia e bëri atë gabim. Edhe Partia gabon. Por partia bën autokririkë. Priftërinjtë dhe hoxhallarët e vdekur nuk i ngjallim dot. Ama nën udhëheqjen e pagabuar të inteligjencës kooperativiste të uritur dhe klasës puntore me çizme llastiku, nga pësimet nxjerrim mësime, ndreqim gabime, bëjmë autokritikë, po deshët edhe të thellë.
Me plotësimin dita ditës të asaj që fillimisht u quajt Tyrbe, pastaj stacion hekurudhor, pastaj qëndër grumbullimi drithi, pastaj dyqan djath, pastaj hale publike, më së fundi u muar vesh se në oborrin e shtëpisë së Shabës u ndërtua një Bibliotekë.
Shaba mori frymë i lehtësuar.
Tha me vete Shaba: Shyqyr që nuk më ngritën në oborr ndonjë komitet, policie, ndonjë dhomë torturash, zyrë sigurimi. Biblioteka dhe Tyrbja nuk duken keq. Të dyja synojnë zbutjen e njeriut nga e keqja që e ka gjetur.
Shaba e priti pra me qef ndërtimin e Bibliotekës. Jo për vete. Se Shaba i kishte lexuar ndërkohë të gjitha librat Shqip. Librat e lejuar që i blinte nëpër librarira. Por edhe librat e ndaluar që i merrte nëpër sëndykët e bodrumeve të tironcve, ose Sigurimi i sillte nga Kosova dhe i shpërndante dorë më dorë, si për shembull, librat e Rexhep Qoses, lavirit të Prishtinë. Lumturimi i Shabës ishte i një lloji tjetër. Ishte lumnim i lartë, idealist, i brendshëm, i thellë, altruist, për të tjerët që të bëheshin njerëz.
S’do ment që biblioteka do kishte librat e kurvit për revizionizmin, Stalinin, Kinën, vështirësitë e revolucionit, luftën e klasave, çarjen e bllokadës së egër, egërsinë e armiqve të jashtëm, dinakërinë dhe pabesinë e armiqve të brendshëm.
Por do kishte edhe libra të tjerë. Ndonjë roman të Balzakut, Hygoit, Tolstoit, ndonjë poezi të Pushkinit ose Turgenievit, ndonjë teagjedi të Shekspirit.
Kaluan vitet.
Shaba hyri e doli në Bibliotekën mbi oborrin e shtëpisë së vet për t’i rekomanduar njërit e tjetrit libra të mirë, libra që përmirësojnë shëndetin shpirtëror.
Në ’90-ën, nën sytë e përlotur të atyre për të cilët Biblioteka, falë Shabës, kishte qënë edhe Tyrbe, banditët zhvatën orenditë dhe dogjën librat.
Por s’mund të xhvasnin e digjnin lodhjet altruiste të Shabës që sillej aty rrotull si mjegullat rrëzave të Tomorrit.
Pas xhvatjeve dhe djegieve, trualli dhe Boblioteka bosh u shndrruan në vend të shenjtë, në Vakëf.
Ja behën kërkuesit e floririt. U çfaqën netëve si fantazma me metal detector ndër duar për të kërkuar flori nën truallin e Vakëfit, poshtë themeleve të Bibliotekës-Tyrbe që kishte qënë oborri i Shabës.
Kërkuesve të floririt nën Bibliotekën e rrënuar, Shaba u tha duke qeshur; Kot kërkoni. Kte temin do gjeni. Floriri i oborrit tim ndodhet atje ku nuk mund ta vidhni. Në kokat e lexuesve që unë i shpëtova nga shtazërimi.
Lexuesi i paepur Shabë, Bibliotekën mbi truallin e tij, donte ta privatizonte, dhe pasi ta ndreqte të vazhdonte ta përdorte përsëri si Bibliotekë dhe si Tyrbe.
Nuk mundi.
E pengoi ligji i privatizimit.
I thanë Shab Kallçiut,
-Bëje si po e bëjnë të tjerët. Digje Tyrben dhe privatizo truallin.
-Nuk jam mesjetar obskurantist që të djeg Biblioteka.
-E djegim ne për ty.
-Bibliotekën mund ta digjni pasi të kaloni mbi kufomën time.
Shqiptarët po vjedhin, xhvasin, djegin, vrasin.
Bibliotekën Tyrbe mbi oborrin e vet Shaba nuk e prek.

Neutrale May 19, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dhuna mbi protestuesit/ Pezullohen nga detyra dy punonjës të Policisë.
5 hours ago
Kërkesa për largimin e Kryeministrit nuk mund të shpërfillet dhe as të bëhet shkak për përplasje të mëtejshme/ Ermelinda Meksi: Kur vendi është në krizë, urtësia të marrë fjalën!
7 hours ago
Defekti në Itali godet Rinasin: Anulohen Milano, Torino e Verona
8 hours ago
Skënder Hita: Nuk tërhiqemi, mos na e merrni për dobësi që nuk po veprojmë më shumë
1 day ago
Protestat / Mesazh i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj: Vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog.
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Dhuna mbi protestuesit/ Pezullohen nga detyra dy punonjës të Policisë.

Kërkesa për largimin e Kryeministrit nuk mund të shpërfillet dhe as të bëhet shkak për përplasje të mëtejshme/ Ermelinda Meksi: Kur vendi është në krizë, urtësia të marrë fjalën!

Defekti në Itali godet Rinasin: Anulohen Milano, Torino e Verona

Skënder Hita: Nuk tërhiqemi, mos na e merrni për dobësi që nuk po veprojmë më shumë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?