NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Rama e ka betejën e humbur, revolta e studentëve nuk ndalet!
    4 hours ago
    Me qindra qytetarë të plagosur në protestë/ Zv.Kryeministrja, Albana Koçiu, akuzon PD-në: Ndaloni sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit!
    23 hours ago
    Protestat/ Rama: Pas protestuesve qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja
    1 day ago
    Përjashtimi i 20 deputetëve të PD nga seancat parlamentare/ Reagon Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit: Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Të ardhurat në buxhet rriten me 9.7% për 4 mujorin, rekord nga fitimet dhe tatimi mbi individët
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Rama e ka betejën e humbur, revolta e studentëve nuk ndalet!
Kryesore Politikë
Protestat/ Rama prezanton Paketën e re Ligjore Kundër Dhunës Urbane, kërkon dënime ndaj studentëve dhe për ata që qëndrojnë në turm protestuese
Të tjera
Me qindra qytetarë të plagosur në protestë/ Zv.Kryeministrja, Albana Koçiu, akuzon PD-në: Ndaloni sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit!
Politikë
Protestat/ Rama: Pas protestuesve qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ “Studentët” e qeverisë Rama, me “bursë” nga SPAK
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Të ardhurat në buxhet rriten me 9.7% për 4 mujorin, rekord nga fitimet dhe tatimi mbi individët

Neutrale
Last updated: 2023/05/18 at 4:56 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Të ardhurat në buxhet arritën në 206.5 miliardë lekë në katër muajt e parë të vitit, me rritje prej 9.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave të Ministrisë së Financave.

Për të njëjtën periudhë, inflacioni mesatar, sipas INSTAT, është 6%, ndërsa rritja e pritshme ekonomike rreth 2.5-3%, duke treguar për një rritje reale minimale të të ardhurave buxhetore.

Buxheti ka pasur ecuri më të mirë në janar dhe në mars, ndërsa kanë qenë më dobët shkurti dhe prilli.

Ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave po e mbajnë tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi të ardhurat personale, ndërsa TVSH-ja, që është treguesi kryesor i ecurisë së konsumit në vend, ka shënuar rritje minimale.
Ecuria e të ardhurave totale, sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Financave për 4-mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 100% të planit të të njëjtës periudhë.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për 4-mujorin e vitit 2023, arritën në rreth 172.6 miliard lekë me një realizim në 88.1% të planit të të njëjtës periudhë. Krahasuar me vitin 2022 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë +2% më të larta ose rreth +3.4 miliardë lekë më shumë.

Niveli i suficitit për periudhën 4-mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 33.9 miliardë lekë nga rreth 10.8 miliard lekë suficit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i suficitit rezultonte në masën prej rreth 18.9 miliardë lekë.

Performanca Paraprake 4 – Mujore e të Ardhurave dhe Shpenzimeve

Të Ardhurat

Të ardhurat totale për 4 – mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 206 miliardë lekë ose 100 % të planit të të njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me +18.3 miliardë lekë ose +9.7% më shumë.
Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 180 miliardë lekë, 14.8 miliardë ose 9% më shumë, krahasuar me vitin 2022, si dhe 5.6 miliardë ose 3.2% më shumë se plani 4-mujor për vitin 2023.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 64.5 miliardë lekë, 1 miliardë lekë ose 1.6% më pak se 4 mujori 2022, si dhe 777 milionë lekë ose 1.2 % më pak se plani i të ardhurave doganore për 4 mujorin e vitit 2023.
Të ardhurat nga TVSH në import për 4 mujorin rezultojnë 44.7 miliardë lekë, 1.9 miliardë lekë ose 4 % më pak se një vit më parë, si dhe 260 milionë ose 0.6% më shumë se plani për 4 mujorin 2023.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 16 miliardë lekë, 956 milionë lekë ose 6.3% më shumë se viti 2022, si dhe 808 milionë lekë ose 4.8% më pak se plani i akcizës për 4 mujorin 2023.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.1 miliardë lekë, 394 milionë ose 27.2% më pak krahasuar me vitin e kaluar dhe realizim në masën 70.8% kundrejt planit.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 2.7 miliardë lekë, 288 milionë lekë ose 12.1% më shumë se 4 mujori 2022, si dhe realizim në masën 108.4% kundrejt planit.
Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 4 mujorin 2023 u realizuan në masën 115.5 miliardë lekë, 15.8 miliardë ose 15.9% më shumë se 4 mujori i vitit të kaluar, si dhe 6.4 miliardë lekë, ose 5.8% më shumë se plani i 4 mujorit 2023.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 15.8 miliardë lekë, 1.5 miliardë ose 10.8% më shumë se 4 mujori 2022, si dhe 19 milionë ose 0.1% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 4 mujorin 2023. Rimbursimet për periudhën 4 mujore 2023 janë 5.4 miliardë lekë, 1.6 miliardë lekë ose 40.7% më shumë se 4-mujori 2022, si dhe 133 milionë lekë ose 2.5% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 4 mujorin 2023.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 25.8 miliardë lekë, 7.9 miliardë lekë, ose 43.9% më shumë se 4-mujori 2022, si dhe 6.7 miliardë lekë ose 35.1% më shumë se plani i vitit 2023 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 18.1 miliardë lekë, 3.4 miliardë lekë ose 23.5% më shumë se 4-mujori 2023, si dhe 1.5 miliardë ose 9.2% më shumë se plani i 4 mujorit 2023.

Taksat nacionale, për periudhën 4 mujore 2023 u realizuan në masën 11.8 miliardë lekë, 2.4 miliardë lekë ose 16.9% më shumë se 4-mujori 2022, si dhe 4.5 miliardë lekë ose 27.5% më pak se plani i përcaktuar për 4 mujorin 2023.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 44 miliardë lekë, 5.3 miliardë lekë ose 13.8% më shumë se 4 mujori 2022, si dhe realizim 106.2 % të planit për 4 mujorin 2023.

 

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën katër mujore të vitit 2023, arritën në rreth 172.6 miliard LEK me një realizim në masën 88.1% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 ky zë ka rezultuar 2% më i lartë ose rreth 3.4 miliard LEK më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për periudhën 4-mujore të vitit 2023 u realizuan në masën 24.7% të planit vjetor.
Shpenzimet korente dhe ato kapitale, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 92 për qind dhe 80.5 për qind të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në 28.3% dhe 14.2% të tij.

Shpenzimet korente për periudhën 4-mujore të vitit 2023 rezultuan në rreth 154.9 miliard LEK, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 6.8 për qind më i lartë ose rreth 9.8 miliard LEK më shumë.

Shpenzimet kapitale për periudhën 4-mujore të vitit 2023 paraqesin një realizim në masën rreth 17.6 miliard LEK. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky zë rezulton 8.6 për qind më i lartë ose rreth 1.4 miliard LEK më shumë.

Niveli i sufiçitit për periudhën 4 mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 33.9 miliard LEK nga 10.8 miliard LEK suficit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i suficitit ka rezultuar 78.6 për qind më i lartë ose rreth 14.9 miliard LEK më shumë.

Monitor.al

Neutrale May 18, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Rama e ka betejën e humbur, revolta e studentëve nuk ndalet!
4 hours ago
Protestat/ Rama prezanton Paketën e re Ligjore Kundër Dhunës Urbane, kërkon dënime ndaj studentëve dhe për ata që qëndrojnë në turm protestuese
5 hours ago
Me qindra qytetarë të plagosur në protestë/ Zv.Kryeministrja, Albana Koçiu, akuzon PD-në: Ndaloni sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit!
23 hours ago
Protestat/ Rama: Pas protestuesve qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja
1 day ago
Basir Çollaku/ “Studentët” e qeverisë Rama, me “bursë” nga SPAK
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Rama e ka betejën e humbur, revolta e studentëve nuk ndalet!

Protestat/ Rama prezanton Paketën e re Ligjore Kundër Dhunës Urbane, kërkon dënime ndaj studentëve dhe për ata që qëndrojnë në turm protestuese

Me qindra qytetarë të plagosur në protestë/ Zv.Kryeministrja, Albana Koçiu, akuzon PD-në: Ndaloni sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit!

Protestat/ Rama: Pas protestuesve qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?