NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Noka takim në Përmet: Qeveria teknike dhe lirimi i liderit të opozitës, dy nga fushat e betejës! Dera e hapur për këdo
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha publikon faktin tronditës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit
    2 hours ago
    SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët
    2 days ago
    35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
    3 days ago
    Sali Berisha: Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare. Diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit!
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: “Votoni masivisht të dielën, merrni Tiranën në duart tuaja”, Këlliçi takim me votuesit për herë të parë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Prangoset ish-drejtori i Burgut të Durrësit, dyshohet si i përfshirë në arratisjen e Altin Ndocit
Të tjera
Berisha publikon faktin tronditës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit
Kryesore Politikë
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Berishës: Arresti shtëpiak, i tejzgjatur
Të tjera
Gjykata e Posaçme pushon padinë penale ndaj deputetit Xhelal Mziu, padi e depozituar për “shpifje” nga deputeti Agron Malaj .
Të tjera
Edith Harxhi, ish-zv.Ministre e Jashtme pyet kryeministrin Rama
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

“Votoni masivisht të dielën, merrni Tiranën në duart tuaja”, Këlliçi takim me votuesit për herë të parë

Neutrale
Last updated: 2023/05/12 at 4:46 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Kandidati i Opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi zhvilloi takimet e fundit elektorale, me gjimnazistë të cilët votojnë për herë të parë. Belind Këlliçi u tha të rinjve se bashkia e Tiranës prishi dhe të vetmen Qendër Rinore në qytet, për t’i hapur rrugë kullave të betonit.

“Problem shumë i madh qëndron tek terrenet sportive, një problem i jashtëzakonshëm është fakti që ne nuk kemi hapësira rinore në këtë qytet. Unë nuk e di a keni informacion por a e dini, a ka qendër rinore Tirana apo jo? A mund të ngrejë dorën dikush? Keni informacion? Pra përgjigja e kësaj pyetje është se një qendër ekzistonte, qëndër rinore që është tek rruga e Kavajës, por kryebashkiaku aktual e ka mbyllur prej 4 muajsh, për ti hapur rrugë ndërtimit të një kulle të madhe betoni 30 kate, ngjitur me një kullë tjetër që ka bërë 7 kate pa lejë në qëndër të Tiranës, tek sheshi Skëndërbej. Pra dhe një qëndër të vetme rinore që kishte Tirana e mbyllën”.

Sipas Belind Këlliçit, një problem që ka sot Tirana është mungesa e çerdheve, kopshteve dhe shkollave. Në mungesë të tyre, shumë familje në Tiranë detyrohen të çojnë fëmijët në intitucione arsimore private, duke sjellë kosto financiare për ta.

“E dini ju që bashkia e Tiranës ka sot që flasim vetëm 39 çerdhe dhe 46 kopshte që janë të mjaftueshme për vetëm 12 mijë fëmijë. Ndërkohë që 38.500 fëmijë të vegjël në Tiranë nuk kanë ku të shkojnë, nuk e kanë mundësinë. Dhe kjo është diçka që duhet ta mendoni mirë. Kjo prek çdo familje, sepse familjet detyrohen t’i çojnë fëmiët e tyre në privat. Detyrohen që të paguajnë 120 mijë deri në 150 mijë lekë në muaj ekstra. Dhe ndërkohë premtimi që unë kam dhënë që e përmendi dhe Besarti pak më parë është që, brenda dy viteve të para të mandatit unë do të destionoj të gjithë taksën që vjen për strehimin social 3% për të ndërtuar çerdhe dhe kopshte në çdo njësi të Tiranës. E nëse do të kemi vetëm një fëmijë të vogël që do të mbetet jashtë sistemit dhe familja nuk do ketë ku ta rregjistrojë, ne do t’i japim një kupon 100 mijë lekë në muaj për të bërë të mundur që ta rregjistrojnë në privat” – tha Belind Këlliçi.

Për këtë arsye, pas 14 majit fokusi i punës së Belind Këlliçit si kryetar i bashkisë së Tiranës, do të jetë ulja e kostove të jetesës për qytetarët e Tiranës. Ai solli para gjimnazistëve shembullin e transportit publik falas, që do t`u kursejë para familjeve në kryeqytet.

“E kuptoni çfarë kosto është për një familje, zakonisht familjet në këto zona janë në kushte shumë të vështira ekonomike. Ndaj kur ne jemi ulur me ekipin, me Besartin me të gjithë ekspertët që kemi, me ekonomistë me juristë, kemi menduar ça është një masë që ne mund të marrim që ne të ndihmojmë gjithë qytetarët, studentët, të rinjtë, pensionistët, familjet në nevojë në qytet, me sa më pak lekë. Dhe na rezultoi që 200 mijë qytetarë e përdorin transportin publik, autobuzin e përdorin në ditë në Tiranë. I keni parë radhët e gjata të studentëve për të marrë abone? Do ti venë në kornizë ato abone pas 14 majit se nuk do tu duhen më. Do t’i kenë kujtime të hidhura nga Erion Veliaj. Pse? Sepse pas 14 majit autobuzi do të jetë pa pagesë. Të gjitha kategoritë duke bërë të mundur edhe një gjë tjetër. Duke bërë të mundur që të ulim kostot e jetesës për të gjithë të rinjtë, duke i kursyer familjeve të të gjithë atyre personave që përdorin autobusin minimalisht 52 mijë lekë në muaj, që nuk janë pak se 52 këtu, 100 atje, 100 te karburanti që do ju them diçka tjetër, edhe bëhet një rrogë e mirë, çdo muaj. Dhe duke bërë të mundur që ju të lëvizni lirshëm në të gjithë Tiranën” – tha Belind Këlliçi.

Jo vetëm transport publik falas, por edhe më pak trafik në kryeqytet. Kjo e fundit do të arrihet nëpërmjet ndërtimit të nënkalimit te “Sheshi Skënderbej”. Belind Këlliçi u shpreh gjithashtu se ulja e trafikut do të reduktojë ndotjen e ajrit në Tiranë.

“Premtimin tjetër timin e keni dëgjuar? Atë nënkalimin te sheshi “Skëndërbej?” Ju duket që bëhet? Ju duket interesant? A e dini që ajo liron 60 % të trafikut në Tiranë? E shfryn komplet trafikun. Se trafikun e keni të gjithë problem besoj. Ajrin e ndotur nuk e di a i keni parë lajmet por në lajme ka dalë këto ditë nga një institut shumë i njohur italian. Eshtë bërë një vlerësim i grimcave të dëmshme në ajrin që ne thithim çdo ditë dhe na ka dalë që ne kemi ekspozim 4 herë më të lartë ndaj benzenit, që kryesisht shkakton sëmundje kancerogjene.  Eshtë një problem shumë i madh ky, duhet ta kuptoni. Dhe ka dy arsye se përse shkaktohet kjo ndotje në Tiranë. E para është trafiku i rënduar për shkak të emetimit të gazrave të dëmshëm dhe e dyta është ndërtimi, betoni, çka mbyt qytetin. Kështu që për të lehtësuar trafikun ne do të ndërmarrim atë masë që kemi bërë këtu tek sheshi Skëndërbej për ta bërë sa më të lehtë trafikun e sa më të aksesueshëm të gjithë qendrën” – u shpreh Këlliçi

Pas takimit me votuesit për herë të parë, të cilëve u kërkoi mbështetjen për zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi zhvilloi takimin e fundit elektoral me banorët e njësisë 7 në Tiranë. Para banorëve, Këlliçi premtoi trajtoi problemin e pronës, duke u shprehur se sot në Tiranë edhe familjet që kanë dokumenta janë të frikësuara për banesat për shkak të projektit të qeverisë dhe bashkisë Tiranë për auditimin e pallateve mbi 50 vjeçare. “Në zonën tuaj prioritet kryesor do të jetë padiskutim çështja e pronës, trajtimi i pronës. Tani ju keni një gjë, tju them diçka, Ky ka kapur rekordin e zi në të cilin edhe banorët autoktonë të Tiranës, edhe vendalinjtë e vjetër që janë me dokumenta të rregullta në pallate mbi 50 vjeçare, në tokat e tyre, në shtëpiat e tyre, me çertifikatë pronësie, me hioptekë me të gjitha. Sot janë të pasigurtë. Pse? Se i ka vënë syrin për ti shembur. Ky nuk pyet më, nuk është çështje legalizimi kjo është çështje babëzie. Ky dhe njerëzit që kanë letrat dokumentat, ky edhe po i qit prej shtëpie. E patë te Myslym Keta”-tha Këlliçi.

Para banorëve të Njësisë nr.7, Belind Këlliçi përsëriti dhe njëherë pesë prioritet e programit të tij për Tiranën ndërsa pati dhe një apel për të gjithë qytetarët.

“5 prioritetet  emia i kam thënë, autobuzi, të dojë mos dojë Erion Veliaj, të dojë mos dojë Edi Rama, unë nga dheu do ti nxjerr lekët, autobuzi pas 14 majit do të jetë pa pagesë në qytet edhe në fshat. Këtë ja u garantoj 100%. Nga dheu do dalin lekët. Padiskutim nënkalimi te sheshi Sk ëndërbej do bëhet, do lirojmë trafikun, çerdhe e kopështe e shkolla do ndërtojmë me 3 % e strehimit social. Padiskutim do ulim taksat për biznesin e vogël dhe përgjysmim të tarifave. Do të bëjmë oazet e gjelbërta 200m2 nëpër lagje për të bërë këndet e pushimit. Do ti bëjmë të gjitha këto punë, por për ti bërë të gjitha këto punë ka rëndësi një gjë. Dita e diel. Ju lutem flisni me miqtë tuaj, të afërm, fëmijët e juaj, motra, vllezër, kushërinj, të gjihtë. Të harxhojnë gjysëm ore nga jeta e tyre për të shpëtuar të paktën 4 vitet e ardhshme.Te dalin të votojnë masivisht ditën e diel. Të votojnë me ndërgjegje të pastër” – tha Këlliçi.

Para banorëve, Belind Këlliçi premtoi transparencë ndërsa u shpreh e ai vetë nuk është produkt i oligarkëve apo qarqeve financiare, por produkt i mbështetjes qytetare.

“Unë nuk jam produkt i oligarkëve, nuk jam produkt i qarqeve financiare, nuk jam produkt i organizatave jo qeveritare, qofshin të majta apo të djathta, qofshin të huaja apo shqiptare, unë jam produkt bio i një pune të palodhur, i mbështetjes së qytetarëve të Tiranës dhe opozitarëve që janë pjesë e partisë demokratike dhe opozitarëve në tërësi. Kjo më jep lirinë që më datë 15, mbasi të fitojmë, gjëja e parë që unë do bëj shembull në Bashkinë e Tiranës këdo që ka prekur taksat e qytetarëve dhe ka futur dorën në xhepin e qytetarëve. Unë jam i djathtë dhe s ii djathtë unë besoj fort që lekët është më mirë kur janë në xhepin e qytetarëve sesa kur janë në xhepin e politikanëvë, në xhepin e shtetit”-tha Belind Këlliçi, duke shtuar gjithashtu:

“Ma jepni mundësinë të bëj transparencë. 1 për inceneratorin e Tiranës. Unë nuk e le atë punë të harrohet. 2, për Ardit Gjoklajn nuk e le të harrohet. 3, për lejet e ndërtimit, se ka një arsye pse ngrehen kulla, pallat 7 katsh ,mbi një kullë 26 kate. Ka një arsye, është korrupsioni aty. 4, mbi tenderat që jepen në fondin limit 99.9 % në kokë. 5, mbi aferat korruptive të Bashkisë Tiranë, që është kthyer bashkia në një kantier, në një kompani ndërtimi private, me punonjësit e bashkisë, me mjetet e bashkisë e ndërkohë po tenderon fiktivisht punë publike. është e gjitha  një evasion fiskal, pastrim parash dhe vjedhje e taksave tona. Dhe padiskutim 6 për lidhjet okulte të Bashkisë Tiranë me Ndraghetën italiane” – theksoi Këlliçi.

Në përfundim, Belind Këlliçi u bëri thirrje qytetarëve të votojnë numrin 5 te fleta e votimit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Prangoset ish-drejtori i Burgut të Durrësit, dyshohet si i përfshirë në arratisjen e Altin Ndocit
28 minutes ago
Berisha publikon faktin tronditës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit
2 hours ago
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Berishës: Arresti shtëpiak, i tejzgjatur
20 hours ago
Gjykata e Posaçme pushon padinë penale ndaj deputetit Xhelal Mziu, padi e depozituar për “shpifje” nga deputeti Agron Malaj .
22 hours ago
Edith Harxhi, ish-zv.Ministre e Jashtme pyet kryeministrin Rama
1 day ago

Prangoset ish-drejtori i Burgut të Durrësit, dyshohet si i përfshirë në arratisjen e Altin Ndocit

Berisha publikon faktin tronditës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Berishës: Arresti shtëpiak, i tejzgjatur

Gjykata e Posaçme pushon padinë penale ndaj deputetit Xhelal Mziu, padi e depozituar për “shpifje” nga deputeti Agron Malaj .

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?