Emigrantëve, bashkëatdhetarëve të mi!
Të nderuar bashkatdhetarë e bashkatdhetare, edhe pak ditë, dhe në vendin tonë hapen kutitë e votimit. Jemi për të dhënë votën, për qytetarin e parë, menaxherin, drejtuesin numër një të komunitetit.
Kjo votë, duhet të drejtojë te më i miri apo më e mira, ndër kandidatët.
Ndaj duhet të vlerësojmë maksimalisht, verdiktin tonë.
..
Kjo fushatë do mbahet mend për tallavanë, fjalorin banal, mos pasje vizion, por vetëm tallje me votuesit.
Ne jemi të pa përfillshëm!
Jemi sepse na mendojnë të kollajshëm dhe që s’na intereson pushteti lokal. Këtu gabohen pasi viktima të pushtetit lokal ishim, jemi, edhe do jemi.
Do jemi, pasi deri më sot nuk e kemi vlerësuar.
E vlerësojmë vetëm kur endeni dyerve të bashkive, edhe atëherë jemi “Jorgot”, që duhet të rripemi.
Ne nuk jemi pjesë e pazareve edhe as bëhemi!
Votën nuk e shesim!
Mielli s’na hyn në punë!
Nuk tallemi me votuesin!
Kemi harruar tallavanë!
…
Emigrantë !
Vota të shkojë te më i miri.
Ne mundemi të ndihmojmë, edhe të konsiderohemi pjesë e ndryshimit.
..
Urime për më të mirët.
Eduart Tafaj thirrje emigrantëve: Duhet votuar, s’na duhet miell e tallava, por vlerësim…
Leave a comment Leave a comment