Igli Cara, kandidat i opozitës për bashkinë e Durrësit ka vijuar takimet me qytetarë dhe biznese të shumta.
“Qyteti je ti, që shpreson e beson se bashkë mund t’ja dalim; se ndryshimi është zgjedhja jonë e përbashkët…”-thekson Cara në mesazhin e tij.
Ja postimi i tij:
Qyteti je ti, që zgjohesh çdo ditë herët në mëngjes dhe kthehesh vonë në mbrëmje në shtëpi, pasi ke zgjedhur të jetosh ndershëm, duke u përballur me vështirësi të panumërta!
Qyteti je ti, që shpreson e beson se bashkë mund t’ja dalim; se ndryshimi është zgjedhja jonë e përbashkët për familjen, për Durrësin, për të ardhmen!
Më 14 Maj bashkë bëjmë ndryshimin!
Qyteti je ti!
#qytetijeti #SHPRESE #besim #Bashke #zgjedhje #14maj #IgliCara