Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar në mbledhjen e sotme të Komitetit Drejtues Kombëtar të PL se, më 14 Maj do të nisë ndryshimi i madh në Shqipëri.
Sot regjimi përgjon qytetarët në rrjetet sociale dhe jetën e tyre private, tha Meta teksa shtoi se për të marrë post drejtues në administratën e tyre duhet të kesh burg dhe të kesh ndërruar disa emra.
Nga fjala e Metës:
“Është fushata më deçizive për 30 vitet që vijnë pas rrëshqitjes së Shqipërisë në gjendjen më të rëndë ta autokracisë dhe monizmit. Regjimi mjaftist ka gjithë bashkitë e Shqipërisë dhe 100% të këshillave bashkiake.
Ka vend më të prapambetur në Afrikë që të mos ketë një këshilltar opozita ?
Sot ky regjim mjaftist ka në dorë qeverinë dhe të gjitha bashkitë.
Por edhe pak javë. Në 14 Maj ndryshim i madh vazhdon. Do të bjerë gjithë piramida si sheqeri në ujë. Populli i Shqipërisë do ta ndëshkojë në mënyrën më të merituar arrogancën dhe do i tregojë përfaqësuesve të regjimit mjafitist që i hun qytetarëve edhe në rrjetet sociale, edhe në jetën private. Në të gjitha qeveritë e pas viteve 90 qeveria ka pasur një nivel shumë më të lartë të lirisë së individit.
Shteti dhe pushteti nuk i ka përgjuar individët. Sot po lirohen kriminelët duke i dhënë pushtet për qëllime elektorale. Në Mirditë kreu i degës së PS dha dorëheqjen sepse nuk i pyesin për kandidatët. Duhet të kesh burg, duket të kesh pasur tre emra që të merresh në konsideratë dhe të jesh drejtor në administratën e tyre”, deklaroi Meta.