Duket se ish kryeministri Sali Berisha po ndjek me shqetësim situatën e tmerrshme në Turqi mbas tërmetit tragjik.
Ai ka përcjellë përsëri sot, nëpërmjet rrjeteve sociale, dhimbjen dhe ngushëllimet për familjet që kanë humbur pjesëtarë të tyre, plagosur apo dëmtuar.
Ja postimi:
Thellohen përmasat e tragjedisë nga termeti 7,8 ballësh që goditi Turqinë Qendrore dhe Sirinë Verilindore.
Të dashur miq, bilanci tragjik i dy tërmeteve të fuqishëm që goditën dje Turqinë Qendrore dhe Sirinë Verilindore është bërë katastrofik. Agjensia Reuters njofton se në zonat e Turqisë kanë humbur jetën nga termeti 3800 banor, janë të plagosur mbi 20 mijë banorë dhe janë shkatërruar mbi 6 mijë banesa kurse në zonën e Sirisë janë mbi 1500 viktima dhe mijëra të plagosur.
Përpjekje të jashtëzakonshme janë bërë nga autoritet turke në kërkim-shpëtimin, ndihmë mjeksore dhe sistemimin e banorëve të mbetur pa streh.
Me këtë rast shprehim edhe njëherë ngushellimet më të ndjera familjeve të viktimave solidaritetin tonë njerëzor për popullsinë e dëmtuar nga tërmeti dhe lutemi për jetën e të plagosurve, shërimin e tyre si dhe shpëtimin e jetës dhe të të gjithë atyre që lëngojnë nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti.
(Ps. Albumi i fotove marrë nga Reuters)






