E mbajtën në burg edhe pse ishte i pafajshëm, më në fund e liruan…
Shkruan Shpetim Zinxhiria
E mbajtën në burg pa asnjë fakt, i denuar me 16 vite burg, kreu 3.5 vite. Sot ai kërkon pafajsinë dhe dëmshpërblimin sipas ligjit.
Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Eduart Derka i njohur me emrin e artit “Eduard DB” ose “EDB”.
Më 21/11/2022 ai kalon kufirin grek për në shtëpinë e tij në Lushnje për të shijuar lirinë që i kishte munguar me pa të drejtë.
Por…
Tani duhet të fillojë drejtësia për padrejtësinë që ju bë reperit shqiptar. Ai u arrestua në shkollë dhe u akuzua për grabitje me me armë, dhune vrasje etj. Për këto akuza ai denohet ne fillim me 36 vite burg, ku më pas denimi ulet ne 15 vite e 9 muaj.
Ai asnjëherë nuk pranoi denimin e tij, por gjithmonë thonte se ishte i pafajshëm. Në burg ai u bë invalid
Kreu denimin rreth 3.5 vite, duke bredhur si “kriminel” nga nje burg ne tjetrin.
Sot ai shijon lirinë e tij me mesazhin se shteti shqiptar duhet të interesohet për te denuarit e tjerë, pasi ka edhe te tjerë që vuajnë dënimet kot fare.

