Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke shpërndarë linkun e The New York Times për Vjosën.
Mbretëresha e lumenjve të Evropës, shkruan Rama, duke e përcaktuar Vjosën ndër të parat në listën e destinacioneve për t’u vizituar me patjetër këtë vit, duke e cilësuar si bukuri e rrallë, ekosistem unik, që këtë pranverë pagëzohet edhe si Parku i parë Kombëtar i një lumi të egër në Europë.
Ja postimi:
MIRËMËNGJES 😊
dhe me mbretëreshën e lumenjve të Europës në gazetën më të madhe amerikane The New York TimesThe New York Times, e cila sugjeron Vjosën ndër të parat në listën e destinacioneve për t’u vizituar me patjetër këtë vit, duke e cilësuar si bukuri e rrallë, ekosistem unik, që këtë pranverë pagëzohet edhe si Parku i parë Kombëtar i një lumi të egër në Europë, çka e bën vitin 2023, vitin e Vjosës, ju uroj një ditë mbarë🙏
https://www.nytimes.com/interactive/2023/travel/52-places-travel-2023.html



