Ish polici Spartak Dobi, burri i pastrueses “famëmadhe” Rozeta Dobi, është kryetar i një partie politike.
Në regjistrin e partive politike në KQZ, Dobi rezulton si kryetar i Partisë së Pajtimit Kombëtar Shqiptar.
Ish-polici, tashmë në pension ka marrë pjesë edhe në disa zgjedhje me subjektin politik që drejton.
Kjo parti ka qenë në koalicion edhe me Partinë Socialiste në zgjedhjet lokale të vitit 2015. Bashkë me 23 parti të tjera të vogla ato u futën në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”.
Aleanca ka vazhduar edhe në 2019-ën, në zgjedhjet lokale.



