Ka qenë vajza 17-vjeçare ajo që vrau 55-vjeçaren e gjetur të vdekur në shtëpi në Bagheria, në zonën e Palermos. E reja ka rrëfyer para hetuesve se kishte mbytur nënën e saj, Teresa Spano, shkruan fanpage.it
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një provincë të Palermos në Itali, ku një vajzë 17-vjeçare ka vrarë nënën e saj.
Gruaja 55-vjeçare, mësuese në një shkollë fillore, u gjet e vdekur në banesën e saj. Pas marrjes në pyetje, vajza e saj e mitur pranoi krimin e rëndë dhe rrëfeu se e kishte mbytur nënën e saj.
Vrasja ishte epilogu tragjik i një sherri që kishte filluar mes nënës dhe vajzës në orën 3 të natës mes të dielës dhe së hënës.
Hetimet u kryen për zbulimin e trupit të Teresa Spanos, 55-vjeçares që u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Bagheria, në zonën e Palermos. Vajza 17-vjeçare ka rrëfyer vrasjen e nënës së saj gjatë natës në kulmin e një sherri.
17-vjeçarja fillimisht u tha policëve se nëna e saj ishte vetëvrarë, por pas marrjes në pyetje ajo doli zbuluar përballë prokurorëve, duke pranuar krimin e rëndë.

