Një person ka vdekur në vend dhe 24 të tjerë janë plagosur.
Këto janë pasojat e aksidentit tragjik në qendër të Bukureshtit në Rumani.
Aksidenti ndodhi ditën e djeshme, ku autobusi me 47 persona me shtetësi greke ishte nisur dje nga Volosi, ndaloi në Larisa e Selanik dhe mbërriti në Bukuresht në mëngjes.
Sapo kanë mbërritur në qendër, shoferi nuk e ka parë shtyllën dhe është përplasur në qendër të qytetit.
Ministria e Shëndetësisë në Rumani njofton se një grua rreth 30 vjece është në gjendje të rëndë, ndërsa në spital janë 21 të tjerë, jashtë rrezikut për jetën.
Përshkrimet e atyre që përjetuan minutat e tmerrit janë vërtet tronditëse.
“Sapo morëm kthesën, papritmas ndjeva një zhurmë, ndjeja një peshë në shpinë. Fillova të bërtas, nuk merrja dot frymë”, tha një dëshmitare.

