Një ngjarje jashtë çdo logjike ka tronditur opinionin në Kanada.
Lajmi i vrasjes së një burri të pastreh nga tetë vajza të moshës 13 deri në 16 vjeç, të cilat ishin njohur midis tyre nëpërmjet rrjeteve sociale, ka lënë të habitur autoritetet dhe ka ngjallur një revoltë të përgjithshme në media, shkolla dhe familje.
Vrasja e 59-vjeçarit ka ndodhur të dielën e kaluar e para tre ditëve në kryeqytetin e vendit, Toronto.
Sulmi me thikë ndodhi në një shesh pranë Stacionit Qendror të Torontos.
Siç njoftoi policia e qytetit, dëshmitarët okularë kanë panë vajzat që sulmonin me thika 59-vjeçarin e pastrehë.
Ai u transportua në gjendje të rëndë në spital, por s’mundi t’ju mbijetonte plagëve që kishte marrë në çdo pjesë të trupit.
Mediat vendase bëjnë me dije se vajzat jetonin në zona të ndryshme të Torontos dhe ishin njohur me njëra tjetrën në rrjete sociale dhe shpesh mblidheshin me njera-tjetrën