Miku im Ilir Borova më ngacmoi me një koment, kështu u detyrova të shkruaj për ushqimet që bëjnë mirë për shëndetin e zemrës.
Zgjedhja e ushqimit të duhur është një nga mënyrat më të rëndësishme për të parandaluar sëmundjet e zemrës, për të mbajtur të pastra arteriet e për të garantuar një jetë pa probleme.
Më poshtë po përshkruaj disa ushqime të mirënjohura që mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut :
➡️Arrat, lajthitë, bajamet, farat e pishës, farat e kungullit, farat e lulediellit, etj. janë të pasura me acidin linoleik, një acid yndyror unik dhe i shëndetshëm anti-inflamator, me omega-3,-6,-9.
➡️Zarzavatet me gjethe; spinaqi dhe lakra jeshile.
➡️Brokoli, lulelakra, lakra e brukselit, etj .
➡️Karrotat, patatja e ëmbël, panxhari, xhinxheri, luleshtrydhet, boronicat.
➡️Peshku – hani peshk të egër (jo të rezervateve), unë ju këshilloj varientet e peshkut me nivel të ulët të merkurit, të cilat janë: trofta, salmoni, açugia, sardelja etj.
➡️Mishi i kuq dhe shpendët – hani vetëm mish të ushqyer me bar, pa hormone.
➡️Vaji ekstra i virgjër i ullirit – i pasur me acid oleik, acide yndyror omega 3-6-9. Gatuani vetëm me vaj ulliri në temperatura të ulëta dhe mesatare
➡️Vaji i kokosit është ideal për gatim në temperatura të larta dhe i shëndetshëm.
➡️Vaji i susamit, i pranueshëm për gatim në temperatura të larta, ka përfitime të ndryshme shëndetësore.
➡️Vaji i farave të kungullit, ideal për shëndetin e meshkujve sidomos. Përmban plot komponentë që mbrojnë zemrën dhe prostatën.
➡️Çaji i malit është shumë i mirë për zemrën.
➡️Përdorimi gjithmonë ujë të sigurte e të lehtë. Shmangni pijet industriale me sheqer, ngjyrosës e konservantë.
Ka dhe plot ushqime të tjera që kanë benefite për zemrën, nuk pretendoj që thashë të gjitha, shkruajta vetëm për disa.
Dr. Ilir Allkja



