Kongresi i Manastirit, i njohur ndryshe edhe si Kongresi i Alfabetit, u mbajt në Manastir më 14 nëntor 1908, për të diskutuar e vendosur mbi një alfabet të njësuar të gjuhës shqipe.
Kryetar të Kongresit u zgjodhën Mithat Frashëri dhe At Gjergj Fishta, ndërsa nënkryetarë Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi.
Komisioni i Alfabetit, i kryesuar nga Padër Gjergj Fishta, përbëhej nga 11 anëtarë e me pëlqimin e të gjithëve u vendos “që Abeceja e Stambollit e me të bashkë edhe një Abece thjeshtë latine, të mësohen e të përdoren bashkarisht në mes të Shqyptarëvet”
– ©️ Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Kel Marubi, Kongresi i Manastirit, riprodhim, 1908

