NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
    14 hours ago
    Kaos institucional në Bashkinë Tiranë/ Ilda Zhulali kërkon mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak
    4 days ago
    Rama ka nisur procedurat për prishjen e kontratës së Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në mënyrë të njëanshme/ Serjani: Pasoja shumë të rënda financiare dhe juridike për Shqipërinë.
    4 days ago
    Sali Berisha drejt SHBA, kreu i PD: Do marr pjesë në një konferencë të Partisë Republikane
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Bajram Karabolli/ULTIMATUMI (Fragment nga tregimi)
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
Kryesore Politikë
Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.
Aktualitet
Dr.Ilir Allkja/ Atë që nuk e bënë dot disa kabinete qeveritare të Ramës, do ta bëjë “Pasqyra”!?
Të tjera
Basir Çollaku/ Aruba, SPAK dhe DEA
Të tjera
Kryefamiljari u mor zvarrë nga Policia në sy të fëmijëve, Skënder Hita pezullon 3 efektivët
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Bajram Karabolli/ULTIMATUMI (Fragment nga tregimi)

Neutrale
Last updated: 2022/10/31 at 11:02 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Mehmet Selimi ngriti pak kokën lart dhe hyri. Opingat e tij, tërë pluhur e gjak gjarpëri, shkelën rëndë-rëndë mbi qilimin e madh e të bukur. Pa përfillur objektet e tjera, kontrolloi me një vështrim të shpejtë njerëzit brenda. Veç oficerit që e shoqëroi, ishin katër persona të tjerë. Tre ushtarakë dhe një civil. Të gjithë, të heshtur, rrinin në pritje të dëgjonin ardhësin.
– Cili është pashai, nga ju? – foli shqip Mehmet Selimi.
– Këtu s’ka pasha. Mos do të thuash gjenerali? – iu drejtua, po shqip, civili.
– Njësoj është, xhenerrali, në mos. Cili është?
– Unë jam! – u përgjigj, me ton të ashpër, në gjuhën e tij, ushtaraku që rrinte ulur në krye të tavolinës së madhe, i cili, me sa duket, e mori me mend përse bëhej fjalë.
Mehmet Selimi u kthye i tëri nga ai, duke e parë, pa i bërë tërr syri. Ishte një burrë i moshuar, pothuaj plak, rehatuar mbi një kolltuk të madh, i mbuluar e i rënduar nga gradat e dekoratat. Ca gjalma të trashë e të ndritshëm i përdridheshin supeve e gjoksit. Ngjyra e tyre e verdhëreme, i kujtoi pa dashur gjarprin që vrau, Mehmet Selimit. Mblodhi vetullat e leshta, nxori ultimatumin dhe, me një gjest të prerë, zgjati dorën e i tha shqip:
– Merre!
Gjenerali, pak i hutuar e i nervozuar, e kapi zarfin me kujdes, si të kapte një bombë. Në çast e mblodhi veten dhe, duke mos ia shqitur sytë fshatarit shqiptar, ia drejtoi zarfin civilit. Civili e mori dhe, me duart që gati i dridheshin, e grisi ngadalë. Nxori andej një kartë të shkruar dhe, kur pa në krye të saj, shkruar me shkronja të mëdha, ULTIMATUM, shqeu sytë.
Ndërkohë gjenerali vazhdonte të vërente fshatarin shqiptar nga lart poshtë: në kokë qylaf i bardhë me një shkabë të zezë dykrerëshe; vetulla të trasha, të zeza pendë korbi; sy të zinj, të ndritshëm; mustaqe të zeza; xhamadan leshi, i zi, i qëndisur, i zbërthyer në të gjitha mbërthezet; mëngore e bardhë prej cohe të hollë, e zbërthyer në gjoks; fanellë leshi me mënga të gjata e të qëndisura te duart; brez i gjerë leshi, kuq e zi, mbështjellë dy-tri herë për mesi; vraka të zeza leshi deri nën gjunjë; tirq të bardhë leshi; më në fund, në këmbët e hapura e të mbështetura fort mbi qilim, opinga të rënda vendi.
Gjenerali, gjysmë i çuditur, pyeti veten se si e duronte vapën ky njeri.
Mehmet Selimi, mospërfillës, si të mos ndodhej askush pranë tij, nxori kutinë e duhanit dhe nisi të dridhte një cigare. Bajram Karabolli/ULTIMATUMI
(Fragment nga tregimi)

Mehmet Selimi, mospërfillës, si të mos ndodhej askush pranë tij, nxori kutinë e duhanit dhe nisi të dridhte një cigare.

Neutrale October 31, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
14 hours ago
Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.
15 hours ago
Dr.Ilir Allkja/ Atë që nuk e bënë dot disa kabinete qeveritare të Ramës, do ta bëjë “Pasqyra”!?
16 hours ago
Basir Çollaku/ Aruba, SPAK dhe DEA
16 hours ago
Kryefamiljari u mor zvarrë nga Policia në sy të fëmijëve, Skënder Hita pezullon 3 efektivët
1 day ago

Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët

Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.

Dr.Ilir Allkja/ Atë që nuk e bënë dot disa kabinete qeveritare të Ramës, do ta bëjë “Pasqyra”!?

Basir Çollaku/ Aruba, SPAK dhe DEA

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?