Presidenti Joe Biden bëri një gafë tjetër gjatë një fjalimi në Filadelfia, ku kishte shkuar të mbështeste kandidatin demokrat John Fetterman, shkruan tabloidi i famshëm Daily Mail.
Presidenti 79 vjeçar iu tha të pranishmëve se administrata e tij ka përmirësuar kujdesin shëndetësor duke shtuar se ai kishte udhëtuar në 54 shtete për të ndaluar kompanitë farmaceutike që të rrisin çmimet e ilaçeve.
Shtimi i 4 shteteve është rasti i fundit në një varg të gjatë gafash që ka vijuar të ngrejnë shqetësime për shëndetin e Joe Biden, i cili është presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së
Ai gjithashtu shqiptoi gabimisht emrin e kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak kur foli për të në një ngjarje Diëali, duke e quajtur atë ‘Rashee Sanook’.
Pavarësisht këtyre shqetësimeve, Biden ka këmbëngulur se do të kandidojë për një mandat të dytë në vitin 2024.
Kujtojmë : Shtetet e Bashkuara të Amerikës (zakonisht të njohura si Shtetet e Bashkuara, SHBA ose Amerika, anglisht United States of America) janë një republikë federale kushtetuese, e përbërë prej 50 shtetesh dhe një qarku federal. Vendi shtrihet kryesisht në Amerikën e Veriut, ku dyzet e tetë shtete të ngjitura dhe Washington, D.C., qarku i kryeqytetit, ndodhen midis oqeaneve Atlantik dhe Paqësor, në kufi me Kanadanë në veri dhe Meksikën në jug. Shteti i Alaskës ndodhet në veriperëndim të kontinentit dhe kufizohet me Kanadanë në lindje dhe Rusinë në perëndim përtej Ngushticës së Beringut. Shteti i Hawait është arkipelag në mes të Paqësorit. SHBA-të gjithashtu zotërojnë disa territore, treva ishullore, në Karaibe dhe Oqeanin Paqësor.