Një 61 vjeçar është arrestuar nga Policia në Lushnjë, pasi akuzohet se se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi S. S., 61 vjeç, banues në Lushnjë.
Bëhet me dije se ai ishte arrestuar gjatë ditës së djeshme pas denoncimit nga ta afërmit e të miturës, me pretendimin se ai u kishte ngacmuar vajzën pasi ajo kishte shkuar në dyqanin e tij.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin S. S., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, bën me dije policia, ndërsa mësohet se materialet i kaluan prokurorisë për vijimin e procedurave”, njofton Policia.