Kreu i PD-së Sali Berisha ka marr pjesë në orët e pasdites së djeshme, në takimin e kryesisë së Degës Durrës.
Ai shkruan në rrjetet sociale, se ishte një takim shumë i rëndësishëm, mbasi u mblodhën të gjitha flukset e mendimit, kritikët dhe çdo kontribues tjetër.
Në takim kanë marrë pjesë të dy kandidatët që garuan për bashkinë Durrës më 6 mars të këtij viti, Luan Hoti dhe Ardian Muka.
Postimi i plotë:
Takim i rëndësishëm në Durrës.
Të dashur miq, dje pasdite, në Selinë e Partisë Demokratike të degës së Durrësit, u zhvillua një takim i drejtuesve të degës së Partisë Demokratike të Durrësit me kryesinë dhe kryetarët e grup-seksioneve të kësaj dege.
Në këtë takim, që u zhvillua në frymën e bashkimit të demokratëve të Durrësit dhe të mbarë Shqipërisë, merrnin pjesë, krahas nënkryetarit të PDSH-së Oerd Bylykbashi, antares së kryesisë së PDSH-së Fatbardha Kadiu, kryetarit të PD-së dega Durrës Igli Cara, anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së Ardi Muka, nënkryetarit të PD-së Erzen Laçi, dhe ish-sekretari i PD-së Luan Hoti dhe ish-nënkryetarit të PD-së Arlind Boshku, i cili është emëruar nga kryesia e PDSH-së sekretar i degës së PD-së së Durrësit.
Në këtë takim falenderova drejtuesit dhe anëtarët e degës së PD-së Durrës për punën e tyre, në veçanti falenderova z. Luan Hoti për aktin e tij të përgjegjshëm dhe fisnik në kontributin për të bashkuar të gjitha përpjekjet e të gjithë demokratëve të Durrësit për të shpëtuar Durrësin dhe Shqipërinë nga regjimi monist i korruptuar i Edi Ramës, si dhe ftova çdo demokrate e demokratë të Durrësit që të bashkuar të japin kontributin e tyre në këtë moment vendimtar për fatin e demokracisë në Shqipëri.
Në takim u diskutua për përgatitjen e protestës madhështore të datës 12 nëntor dhe primareve dhe zgjedhjen e kandidatit për qytetar të parë të Durrësit.