Qeveria shqiptare ka shkelur sanksionet perëndimore ndaj Rusisë pasi dërgesa e gazit të lëngshëm në bordin e anijes ruse Alkaid është shkarkuar dhe çdoganuar në portin shqiptar të Porto Romanos.
Dokumentet e siguruara tregojnë se autoritetet shqiptare lejuan zhdoganimin e 11 mijë metër kub gaz të lëngshëm të destinuar për tregun shqiptar.
Alkaid u ankorua në Porto Romano më 6 tetor 2022 dhe ngarkesa u shkarkua deri më 26 tetor.