Territori shqiptar sot do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të përcaktojnë kushtet e motit të qëndrueshëm.
Në orët e para të ditës do të ketë dominim të motit të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit Shqiptar. Ndërsa pas mesdite pritet që të ketë kalime të pakta të vranësirave, ku më të dukshme parashikohet të jenë në zonat juglindore të vendit tonë, por mundësitë për gjenerim reshjesh do të jenë të pakta.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.