Deputeti demokrat Xhelal Mziu, por edhe pedagog në Fakultetin e Ekonomisë, ka bërë një analizë për kostot e shërbimit të borxhit publik i cili ka arritur në 1.1 miliardë euro dhe simbas tij, në vitin 2023 kap shifrën e (pagesat e principalit +interesat) do të arrijnë në 136, 3 miliardë lekë (mbi 1,1 miliardë euro).
Statusi i plotë i Mziut:
📌Kosto e shërbimit të borxhit publik arrin në 1.1 miliardë euro më 2022!
📌Kosto e shërbimit të borxhit publik (pagesat e principalit +interesat) do të arrijnë në 136, 3 miliardë lekë (mbi 1,1 miliardë euro) në vitin 2023.
📌Shpenzimet për këtë zë janë 70% më të larta se pritshmëritë e këtij viti prej 80.4 miliardë lekësh.
📌Nga shuma totale prej 136 miliardë lekësh;
-Rreth 80,3 miliardë lekë ose 60% e totalit për ripagesat e borxhit të jashtëm.
– 21,7 miliardë euro, për interesat e borxhit të jashtëm.
– 34,2 miliardë lekë për pagesat e interesit të borxhit të brendshëm.
📌Në këto kushte, mund të shfaqen rreziqe që lidhen me rifinancimin e borxhit.
📌Qëndrueshmëria e borxhit mund të kthehet në një shqetësim nëse hapësira e kufizuar fiskale do të ezaurohet nga politika të ndërmarra si kundërpërgjigje ndaj çmimeve më të larta të energjisë dhe ushqimeve dhe në kushtet e rritjes së kostove të rifinancimit.
📌Kostot për njësi të borxhit të brendshëm dhe atij të huaj pritet të shënojnë rritje në periudhën afatshkurtër dhe atë afatmesme dhe për shkak të rritjes së interesit!.
📌Gjatë vitit 2023 parashikohet një rritje e tyre me rreth 15 mld Lekë kryesisht për shkak të rritjes së konsiderueshme të normave të interesit në tregun e brendshëm dhe atë të huaj.
📌Borxhi Publik po kthehet në një pragë kolapsi ekonomik, ku duhet të marrim borxh për të paguar interesat e borxhit!


