Kryetari i PD, Sali Berisha ka përsëritur një tjetër mesazh të fortë për protestën e 12 nëntorit.
Nëpërmjet një video në rrjetet sociale, Berisha shprehet se protesta e 12 nëntorit do të jetë ora e së vërtetës.
Ai e quan Edi Ramën plaçkitës që nuk meriton të rrijë në pushtet as edhe një ditë më shumë.
“Opozita shqiptare, PD, PL, forca të tjera opozitare nisin në datën 12 nëntor betejën e madhe kundër regjimit të urryer të narkoshteti të parë dhe të vetëm nbë Europë, regjimit të Edi Ramës. Në të katër anët e Shqipërisë po bien sirenat e urrejtjes nga vjedhjet e mëdha dhe të pa përmbajtura. Ky është një placckitës i paskruptullt, ky është një armik i egër, ky është Edi Rama. Ky nuk meriton të qëndrojë në pushtet as dhe një ditë. Ky meriton të largohet një minutë e më parë. Vendosa sot për t’u bashkuar si kurrë më parë në protestën e madhe të datës 12 nëntor”, deklaron Berisha.