Kështu u shpreh midis të tjerave Presidentja e Komisionit Europian Von der Leyen:
“Kryeministër, i dashur Edi unë mendoj që Shqipëria mund të ndihet krenare për arritjet e saj.
Nga fjalët dhe veprat qytetarët e Shqipërisë kanë treguar jo vetëm largpamësi, por edhe rezistencë.
Më 6 dhjetor do të takohemi sërish në samit dhe do jetë një takim shumë i rëndësishëm”, tha Von der Leyen.