Ka nisur puna për ndërtimin e shëtitores nga ura e Dajlanit e deri te godina e Kavalishencës, 3 kilometër vijë bregdetare.
Lajmin e përcjellë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama.
Postimi i tij:
MIRËMËNGJES 😊
dhe me këto pamje nga nisja e punimeve për ndërtimin e Lungomares së re të Durrësit, një investim me impakt të lartë ekonomik, i cili do t’i japë edhe më shumë vlerë të shtuar turizmit në qytetin bregdetar, një shëtitore spektakolare që do të fillojë nga ura e Dajlanit e deri te godina e Kavalishencës, në 3 kilometër vijë bregdetare, me gjelbërim, parqe dhe hapësira sportive, ju uroj një ditë të mbarë🙏