I shumëkërkuari Ibrahim Lici është arrestuar në Turqi, i akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës në zonën e Livadheve në maj të 2021.
Arrestimi i tij nga autoritetet turke mësohet se është bërë me 19 tetor 2022.Mësohet se ai kishte hyrë në shtetin turk më 24 korrik të vitit 2021.
Ibrahim Lici është një person i njohur për Policinë, pasi emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës.
Para se të ekzekutohej Endri Mustafa dhe Policia të akuzonte Licin për këtë ngjarje, ky i fundit ishte prej kohësh në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në Shkodër më 30 mars 2019.

