Plot 999 portrete janë ekspozuar prej artistit David Çuka në Sheshin “Skënderbej”.
Një nga ekspozitat më të mëdha në natyrë për artet pamore.
Portrete të ndryshme të femrave dhe meshkujve, me tipare dhe karaktere të “lexueshme” edhe pse duken të ngrirë.
Dhjetra qytetarë të Tiranës, por edhe grupe të huajsh që ndodhen për vizitë në Tiranë, ishin frekuentues dhe kureshtar që në orët e para të së hënës.





