NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    21 hours ago
    Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
    2 days ago
    Xhelal Mziu: Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham.
    2 days ago
    Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Rishi Sunak hyn në garë për postin e kryeministrit britanik
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
Kryesore Politikë
Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
Kryesore Politikë
Xhelal Mziu: Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham.
Ekonomia Kryesore Politikë
Eduart Halimi/ Strasburgu rikthen tre magjistrat në sistemin e drejtësisë. Shkelje flagrante për shkarkimet nga vetting…
Të tjera
Rrethimi i Kryeministrisë nga protestuesit, Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet…
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Rishi Sunak hyn në garë për postin e kryeministrit britanik

Neutrale
Last updated: 2022/10/24 at 8:34 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Ky është kandidimi i dytë i ish-ministrit të Financave për kryeministër brenda pak muajsh. Ish-shefi i tij Boris Johnson nuk do të kandidojë dhe deklaroi mbështetjen për atë që do të jetë kryeministër i ardhshëm.

Ish-ministri i financave i Britanisë, Rishi Sunak, shpalli të dielën kandidaturën e tij për të zëvendësuar Liz Truss-in si kryeministër.

“Mbretëria e Bashkuar është një vend i mrekullueshëm, por ne po përballemi me një krizë të thellë ekonomike”, shkroi ai në Twitter.

“Kjo është arsyeja pse unë kandidoj për të qenë kreu i Partisë Konservatore dhe kryeministri juaj i ardhshëm”. Kjo është oferta e dytë e 42-vjeçarit për kryeministër brenda pak muajsh. Sunak u mund nga Trussi në një votim për udhëheqjen e partisë në shtator, pas rënies së ish-kryeministrit Boris Johnson.

Këtë herë, Sunaku duket se ka më shumë mbështetje partiake sesa rivalja e tij – ish-ministrja e mbrojtjes Penny Mordaunt. Mordaunt deklaroi kandidaturën e saj të premten. 

Boris Johnson nuk rikthehet

Kurse ish-kryeministri, Boris Johnson nuk do të kandidojë, siç flitej më parë. Johnson tha, se e ka mbështetjen e 102 deputetëve, por qëndron shumë pas ish-ministrit të Financave, Sunak. “Besoj se kam shumë për të ofruar, por kam frikë, se ky nuk është momenti i duhur”, ka thënë Johnson. Johnsoni u detyrua të largohej nga detyra në korrik mes skandalesh, pasi Sunaku dha dorëheqjen si ministër i Financave, duke shkaktuar një valë dorëheqjesh.

Gara e lidershipit pason vendimin e kryeministres Truss për të dhënë dorëheqjen të enjten pas vetëm 45 ditësh në detyrë. Partia Konservatore po organizon një konkurs të përshpejtuar për emërimin e kryeministrit të ri brenda një jave.

Sipas rregullave, maksimumi tre kandidatë mund të kualifikohen pas një votimi mes ligjvënësve të hënën. Po të jetë e nevojshme 172.000 anëtarët e partisë më pas do të vendosin midis dy fituesve në një votim online të premten.

Kandidatët duhet të marrin 100 emërime nga ligjvënësit konservatorë për t’u kualifikuar. Sipas të dhënave jozyrtare nga Sky News dhe BBC, Sunaku ka mbështetjen e më shumë se 120 njerëzve.

“Do të ketë integritet, profesionalizëm dhe llogaridhënie në të gjitha nivelet e qeverisë që do të drejtoj dhe do të punoj çdo ditë për të kryer punën,” tha Sunaku në një deklaratë. “Unë ju kërkoj mundësinë për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve tona.”

Suella Braverman, ministrja e Brendshme e Liz Truss-it dhe ish-pretendente për udhëheqje, u bë emri i fundit i profilit të lartë që deklaroi mbështetjen e saj për Sunakun të dielën.

“Nëse duam t’i shërbejmë popullit britanik me sukses, Partia Konservatore ka nevojë për unitet, stabilitet dhe aftësi për të zgjidhur sfidat me të cilat përballemi,” shkroi Braverman në një artikull në Daily Telegraph duke deklaruar pozicionin e saj. “Kjo është arsyeja pse unë jam krenare që mbështes Rishi Sunakun për t’u bërë udhëheqësi dhe kryeministri ynë.”

Bravermani u bashkohet disa anëtarëve të tjerë të shquar të krahut të djathtë të partisë dhe ose të krahut të fortë të Brexit-it, të cilët tani mbështesin Sunakun, si ish-negociatori i Brexit-it, David Frost dhe ish-shefi i Grupit Kërkimor Evropian, Steve Baker, të cilët dikur ishin aleatë të Johnson-it.

Rreth 24 ligjvënës kanë premtuar publikisht mbështetjen e tyre për Mordaunt, kurse për Johnsoni flitej se kishte mbështetjen e rreth 50 personave. 357 ligjvënës konservatorë të Britanisë nuk kanë thënë ende se kë do të mbështesin. Ndërkohë, opozita kryesore laburiste bën thirrje për zgjedhje të përgjithshme. “Vendi duhet të heqë qafe këtë kaos,” tha lideri laburist Keir Starmer për BBC.
aud/nm, msh/aw (AFP, AP, Reuters) DW

Neutrale October 24, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
21 hours ago
Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
2 days ago
Xhelal Mziu: Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham.
2 days ago
Eduart Halimi/ Strasburgu rikthen tre magjistrat në sistemin e drejtësisë. Shkelje flagrante për shkarkimet nga vetting…
2 days ago
Rrethimi i Kryeministrisë nga protestuesit, Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet…
4 days ago

Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit

Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!

Xhelal Mziu: Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham.

Eduart Halimi/ Strasburgu rikthen tre magjistrat në sistemin e drejtësisë. Shkelje flagrante për shkarkimet nga vetting…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?