Nesër, më 25 tetor 2022, do të ndodh eklipsi diellor, ku Hëna do të qëndrojë midis Diellit dhe Tokës.
Fenomeni konsiderohet një nga ngjarjet më spektakolare astronomike.
Ai do të jetë i dukshëm pjesërisht edhe në hapësirën tonë qiellore, por jo sa do të donim.
Dukuria natyrore ndodh me një përqindje të diametrit diellor të mbuluar që do të variojë nga rreth 29% deri në rreth 22%.
Duke mos qenë total, nuk do ta shohim një errësirë që vjen papritur, sa për tona vënë në habi e panik, por sigurisht që do të jemi në gjendje të vlerësojmë një ulje të ndjeshme të dritës së diellit.
Eklipsi diellor konsiderohet astrologjikisht një ngjarje e rëndësishme që sjell ndryshime të shumta tek shenjat e horoskopit ndaj lexoni dhe jeni të vëmendshëm ndaj leximit të shenjës tuaj nga astrologët.

