Kështu deklaroi deputeti demokrat Belind Këlliçi në dyert e SPAK, mbasi ra akuza për shpifje që Ardian Çela, administratori i OSHEE, kishte bërë ndaj tij.
Deklarata e Këlliçit:
Ardian Çela, administratori i OSHEE, më paditi për shpifje gjatë fushatës zgjedhore prill 2021. Akuza ra. Ky është triumfi i fjalës së lirë, i qëndrimit dhe besimit të palëkundur tek e vërteta.
Falenderoj Av. Ledio Nuraj që më shoqëroi këto 16 muaj dyerve të SPAK!
Një betejë e radhës gjyqësore kundër partisë së Ramës, të cilën ia dedikoj demokratëve ✌🏻! Po të ishte marrë SPAK këto 16 muaj me aferën e inceneratorëve aq sa u mor me 10 paditë ndaj meje, me siguri sot Edi Rama ose Erion Veliaj do ishin aty ku e kanë vendin.

