Vetëm pak minuta më parë ka nisur një takim i kreut të PD-së Sali Berisha më studentë dhe të rinj të tjerë.
Takimin e ka hapur kryetari i Forumit Rinor të këtij subjekti Besart Xhaferri, i cili ka përmendur kushtet ku ndodhet vendi, por duke vënë theksin te bojkoti i auditorëve të universiteteve publike dhe grevës së pedagogëve.
Pas tij e ka marrë fjalën lideri demokrat Sali Berisha, i cili mbas përshëndetjes së ngrohtë me të rinjtë, po flet për aktualitetin ekonomik, tarifat e larta të shkollimit, të ardhurat e pakta të familjeve, shpopullimin, largimin e intelektualëve, kërkesat e drejta të pedagogëve dhe mbështetjen që duhet dhënë atyre.
Ai tha se, Rama i shndërroi universitetet në mollë të ndaluar !
Takimi vazhdon



