Aksidenti i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”.
Uniformat blu bëjnë me dije se një kamion i drejtuar nga shtetasi me inicialet B.T ka aksidentuar 75-vjeçarin me inicialet J.Gj, banues në Lezhë.
Mësohet se i moshuari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i kamionit u shoqërua për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

