Vdekja në duart e policisë të 32- vjeçarit Lear Kurti ka sensibilizuar gjithë opinionin publik.
Për këtë rast, kreu i PD-së Sali Berisha ka përsëritur sot thirrjen për protesta kundër “policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit, dhe vrasjen e tij për së dyti nga krimineli i tyre me uniformë, Ardi Veliu”, sikurse i quan ai.
Postimi:
Sot, në ora 18:00, protestë e fuqishme për vdekjen me dhunë të të riut, Lear Kurtit nga policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit, dhe vrasjen e tij për së dyti nga krimineli i tyre me uniformë, Ardi Veliu. sb



