Aktivitetin e njofton ish ambasadori Arben Çejku, i cili edhe e drejton këtë shkollë.
Njoftimi i tij:
Shkolla Politike “Idetë e Djathta për Shqipërinë – II (22 – 23 Tetor), mblodhi dje në Durrës mbi 30 të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria, me fokus motivimin dhe angazhimin e rinisë në politikën aktive.
Përveç lektorëve vendas, si Prof. Dr. Afrim Krasniqi, Altin Gjeta etj, në panel ofruan kontributin e tyre edhe Drejtori i Fondacionit Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien, Dr. Tobias Rüttershoff dhe Drejtori i WFD, z. Sokol Haxhiu.
Një delegacion parlamentarësh të CDU nga Berliner House of Representatives, te përbërë nga Danny Freymark, Stephan Standfuß, Björn Wohlert dhe Maik Penn janë po ashtu pjesë shumë e rëndësishme e paneleve dhe diskutimeve intensive ku shkëmbehen ide, eksperienca dhe rekomandime profesionale për çështje që lidhen me angazhimin politik.
Albanian Center for Good Governance që organizon këtë format të edukimit politik, i shpreh falenderimet e veta Fondacionit Konrad Adenauer për mbështetjen dhe Fondacionit WFD për bashkëpunimin!

