Në këto ditë, kur problemet në partinë më të madhe të opozitës janë pjesë e bisedës jo vetëm të demokratëve, mendja të kthen edhe mbrapa në kohë…
Ishte shtator 2005.
(Ato vite punoja për Kompaninë Classic Wolkswagen)
Nuk ishte mbushur java nga dekretimi i qeverisë së PD-së pas fitores së zgjedhjeve në korrik të atij viti.
Si çdo ditë përpara fillimit të punës, po pinim kafen e mëngjesit me dy kolegë sa të zotë në punë, njëherazi dhe po aq apolitikë.
Pas katër viteve të punës me ta, për herë të parë atë mëngjes i dëgjova që flisnin me një lloj “entuziazmi” për politikën e konkretisht për emërimin e Sokol Olldashit si Minister i Brendshëm.
I habitur paksa, ju bashkova edhe unë bisedës së tyre duke i pyetur, jo pa kuriozitet, se ku e njihni ju Sokol Olldashin….që jeni kaq mirëpritës ndaj emërimit të tij si ministër…?
Të dy bashkë u panë sy më sy e më pas më vështruan mua duke më thënë: Jo, ne personalisht, nuk e njohim fare, po fare……!
Por na duket sikur e njohim nga afër….dhe prej kohësh?! Ta them unë pse ndodh kjo vijoi bisedën kolegu tjetër….! Qasja e tij si politikan është e vërtetë, qytetare dhe ekselente.
E pazakontë kjo krahasuar me të tjerë.
Kolegu tjetër dëgjonte dhe mendohej…….e pyes, pse mendohesh..?
Filloi të qesh siç di vetëm ai të qesh me zemër …dhe më tha: Ore kishe të drejte ti qe na pyete, se ku e njihni ju Sokolin….?
Ja, vërtetë po mendohem dhe dukej sikur fliste me vete……?!
Në këtë moment mua më bie zilja e telefonit, shoh në ekran Sokol Olldashi.
Pa e hapur ju them kolegëve….është Sokoli!
E qeshura e tyre tërhoqi vëmendjen e klientëve në lokal, por shpejt e korigjuan atë duke vijuar të qeshin mbi telefonin tim, veçse tashmë me zë të ulët dhe duke u shtrënguar më thanë: Hajde mos e duaj këtë….dhe më bënin shenjë të hapja sa më pare telefonin.
E hapa..! “O zoti kriminel” mirëmëngjes, Sokol Olldashi jam!
Miremengjes – i them- zoti ministër, por të lutem spjegohu se nuk jam dhe vetëm këtu dhe po friken këta, kur mësojnë se jam edhe “vrasës”..!
Koleget që dëgjonin bisedën edhe habiteshin edhe mezi mbanin të qeshurën.
Me kë je?- pyeti ai. Me dy kolegë të punës, u përgjigja sakaq
Aaa…ha..tha: Zotërinj kriminel do jenë edhe ata!
Tashmë ishte radha ime të shpërtheja në të qeshur, aq më tepër që bashkëbiseduesit e mi dëgjonin dhe shtrëngoheshin shumë për të ruajtur qetësinë e komunikimit tim.
Nuk po dija kë të sqaroja më parë, kolegët për përcaktorin “kriminel” apo Sokolin për bisedën e tij?!
Lexo gazetat e sotme tha: “Ilir Kondi kriminel”!… Bëhej fjalë për një person me precedentë penal, por që kishte emrin dhe mbiemrin tim.
Edhe sot e kësaj dite ish kolegët e mij vijojnë të jenë po aq apolitikë sa atëherë, por vijojnë ta quajnë veten “kriminelat e Sokol Ollashit”!
Ata se kishin takuar dhe nuk e takuan kurrë, asnjëherë Sokolin!
I tillë ishte Sokoli, me humor, njerëzor, me pozitivitet të lindur, sugjestionues, politikan i talentuar.
Nëse do ishte këtej…
Zoti e deshi pranë vetes

