Mijëra protestues kanë marshuar ditën e djeshme nëpër rrugët e Londrës duke bërë thirrje që Britania e Madhe të ribashkohet me BE-në.
The Guardian raporton se, ky marsh i ribashkimit ka mbledhur turma të mëdha njerëzish që kanë udhëtuar nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar për të marrë pjesë në ecjen e nisur drejt Sheshit të Parlamentit.
Sheshi i Parlamentit, ndalesa e fundit e marshimit, u mbush të shtunën me ngjyra blu e verdhë, me njerëz që valvitnin flamujt e BE-së dhe mbanin pankarta ku kërkohej rikthimi në BE, të tilla si,”Brexit nuk do të funksiononte kurrë”, “Për fatura më të ulëta #ribashkohuni në BE”, e të tjera.
Kur një nga protestueset u pyet rreth asaj se Boris Johnson mund të rikthehej prapë si kryeministër, ajo u përgjigj duke thënë se: “Nëse ata po mendojnë se Boris Johnson është përgjigja, ata nuk e kanë kuptuar pyetjen, kjo është thjesht qesharake.”

