Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me fermer të zonës së Kafaraj në Fier.
Ai shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe ministre e Bujqësisë Frida Krifca.
Rama është duke biseduar me banorët e zonës, por ka përcjellë në rrjetet sociale mesazhin e mëposhtëm:
📍Kafaraj, Fier – Me njerëzit e palodhur të kësaj kohe pune e sfidash; rritjeje të prodhimit të tokës dhe shtrëngimesh nga inflacioni i luftës; nevoje për mbështetje reciproke, në një situatë ku kemi detyrën të triumfojmë mbi të keqen e tretë radhazi, pas tërmetit e pandemisë🌾👨🌾 🚜👩🏻🌾

