NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    PD: Dhuna ndaj avokatit të Liderit të PD, akt kriminal i urdhëruar nga Edi Rama
    2 years ago
    Të Fundit
    Gazment Bardhi/ RAMA, OPOZITA DHE KUSHTET SHTESË TË BE-së. PSE PO VONOHEN NEGOCIATAT?
    7 hours ago
    Çmimet e ushqimeve/Ministrja e Financave, Ibrahimaj: Nuk ka shqetësim, çmimet e shportës nuk janë rritur, vetëm çmimi i perimeve…
    2 days ago
    Berisha: Afera e Portit të Durrësit, afera më e madhe korruptive që ka Europa në tryezë! Portin e peshkimit e morën dy trafikantë
    2 days ago
    Grupi Parlamentar/ Berisha: Ne duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Procesi i Berlinit/Nxirret jashtë loje “Ballkani i Hapur”, Vendet e Ballkanit Perëndimor bien dakord për lëvizjen e lirë mes tyre
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Gazment Bardhi/ RAMA, OPOZITA DHE KUSHTET SHTESË TË BE-së. PSE PO VONOHEN NEGOCIATAT?
Kryesore Politikë
Presidentja e Tanzanisë ka urdhëruar zyrtarët të udhëtojnë me autobus.
Bota
Rama takon pensionistët: Do kemi rritje çdo janar, votoni PS-në
Të tjera
Ish-kryetari i bashkisë së New York-ut, Eric Adams merr pasaportë shqiptare
Kryesore
Presidenti Begaj priti sot Gjeneral Luciano Portolano, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Italisë.
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Procesi i Berlinit/Nxirret jashtë loje “Ballkani i Hapur”, Vendet e Ballkanit Perëndimor bien dakord për lëvizjen e lirë mes tyre

Neutrale
Last updated: 2022/10/22 at 8:42 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor pajtohen për udhëtimin pa viza midis tyre dhe për njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, duke hedhur një hap drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kjo u bë e ditur nga ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalina Berbok Baerbock, gjatë takimit të ministrave të jashtëm të vendeve të përfshira në Procesin e Berlinit, e cila theksoi se, këta janë hapa historikë, që ndryshojnë jetën e njerëzve.

‘Kjo do të thotë që studentët nga Shqipëria mund të përdorin diplomën e tyre për të vazhduar studimet në Maqedoninë e Veriut dhe se një arkitekt nga Serbia mund të shkojë dhe të punojë në Mal të Zi. Fundja kjo është gjithçka me të cilën ka të bëjë tregu i brendshëm evropian’, tha zonja Baerbock.

Në takim u tha se përfitimin më të madh nga kjo marrëveshje do ta kenë qytetarët nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, të cilët nuk mund të udhëtojnë pa viza.

Dokumenti përfundimtar pritet të nënshkruhet me 3 nëntori në Berlin, ku pritet të mbahet takimi i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor dhe të dhjetë vendeve të tjera pjesëmarrëse të Procesit të Berlinit, si dhe përfaqësuesve të Këshillit dhe Komisionit Evropian.

‘Duke nënshkruar të marrëveshjet në takimin e ardhshëm në nëntor, ju po bëni një hap të rëndësishëm përpara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ju po e bëni jetën e qytetarëve tuaj më të lehtë dhe po ndihmoni kompanitë tuaja të nxisin tregtinë dhe rritjen ekonomike në të gjithë rajonin’, tha ajo.

Udhëheqësit e Kosovës kanë theksuar se procesi i Berlinit është një nismë gjithëpërfshirëse ku të gjitha shtetet janë të barabarta dhe kanë kundërshtuar çdo nismë që sipas tyre mund të shfaqet si alternative ndaj këtij procesi, përfshirë nismën ‘Ballkani i Hapur’ që u hodh nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Shtetet e Bashkuara e mbështesin nismën për ‘Ballkanin e Hapur’ dhe i kanë bërë thirrje Kosovës të bëhet pjesë e saj, por i dërguari për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka theksuar se ajo është një nismë ekonomike që mund të ketë sukses vetëm nëse do të përfshijë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor si të barabarta.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla tha të premten në Berlin se ‘nga Procesi i Berlinit, padyshim që presim një bashkëpunim të thelluar në rajonin tonë. Ne gjithashtu presim që Procesi i Berlinit të marrë një vrull dhe dëshirojmë t’i shprehim mirënjohjen tonë qeverisë gjermane për rifillimin e procesit. Integrimi i rajonit në BE dhe integrimi evropian-atlantik është shumë i rëndësishëm’, tha ajo.

Procesi i Berlinit i cili u ringjall nga kancelari gjerman Olaf Scholz, u hodh në vitin 2014 nga ish kancelaria gjermane Angela Merkel me synim thellimin e bashkërendimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetjen e procesit të anëtarësimit të këtij rajoni në Bashkimin Evropian.

Durimi i disa vendeve të Ballkanit Perëndimor që janë në pritje të anëtarësimit po mbaron dhe kritikët e ritmit të ngadaltë të zgjerimit të bllokut thonë se kjo u lë hapësirë Rusisë dhe Kinës për të zgjeruar ndikimin e tyre në rajon.

Ministrja e jashtme gjermane tha është përparësi e qeverisë së saj që të përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor në bllok për të siguruar qëndrueshmëri dhe përparim ekonomik, ndërsa bëri thirrje për përshpejtimin e reformave në vendet e rajonit.

Ministrja Baerbock, shprehu dëshirën e saj për normalizimin e ‘situatës së pazgjidhur’ mes Kosovës dhe Serbisë, e cila tha ajo është ‘shkak i vazhdueshëm i tensioneve’.

Shefja e diplomacisë gjermane i bëri thirrje Serbisë ‘që të rrisë harmonizimin me politikën e përbashkët dhe të sigurisë të BE-së. Kjo ka të bëjë me sanksionet kundër Rusisë në veçanti; dhe ne presim hapa konkretë të Serbisë për të harmonizuar politikën e saj të vizave. Kontrabanda e njerëzve kërcënon jetën dhe sigurinë e njerëzve dhe marrjen e masave kundër është një qëllim që na bashkon të gjithëve’, tha ajo. /VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Gazment Bardhi/ RAMA, OPOZITA DHE KUSHTET SHTESË TË BE-së. PSE PO VONOHEN NEGOCIATAT?
7 hours ago
Presidentja e Tanzanisë ka urdhëruar zyrtarët të udhëtojnë me autobus.
8 hours ago
Rama takon pensionistët: Do kemi rritje çdo janar, votoni PS-në
1 day ago
Ish-kryetari i bashkisë së New York-ut, Eric Adams merr pasaportë shqiptare
1 day ago
Presidenti Begaj priti sot Gjeneral Luciano Portolano, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Italisë.
1 day ago

Gazment Bardhi/ RAMA, OPOZITA DHE KUSHTET SHTESË TË BE-së. PSE PO VONOHEN NEGOCIATAT?

Presidentja e Tanzanisë ka urdhëruar zyrtarët të udhëtojnë me autobus.

Rama takon pensionistët: Do kemi rritje çdo janar, votoni PS-në

Ish-kryetari i bashkisë së New York-ut, Eric Adams merr pasaportë shqiptare

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?