Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta duket se është në Kuçovë.
Këtë e dëshmon vetë ai, teksa ka postuar në rrjetet sociale fotografi me një grup të rinjsh.
Në një mesazh të shkurtër ai shkruan, se ” duam dhe jemi të vendosur të shohim Kuçovën dhe qytetet tona, plot me të rinj të arsimuar…”
Ja postimi:
Ne duam dhe jemi të vendosur të shohim Kuçovën dhe qytetet tona, plot me të rinj të arsimuar, të aftësuar profesionalisht, entuziastë dhe optimistë për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri. 🇦🇱

