Nga Elbasani, ku ishte ditën e sotme, kreu i qeverisë deklaroi se pedagogëve u janë rritur pagat me 15%, një pjesë nga qeveria e një pjesë nga universitetet.
Ai tha se pagat e pedagogëve do rriten akoma më shumë në të ardhmen, por jo në këtë periudhë krize.
Nga fjala e tij:
“E dini kujt i janë rritur më shumë pagat në këtë periudhë në Shqipëri? Pedagogëve! Se 7% i ka rritur qeveria dhe 8% universitetet. Me këtë nuk dua të them që i kanë pagat që të çohen dhe të duartrokasin qeverinë, përkundrazi duhet t’ja u rrisim akoma në të ardhmen. Fatmirësisht nuk janë të gjithë pedagogët. Shumica e tyre janë në mësim, shumica e tyre janë në krye të detyrës, shumica e tyre tregojnë që janë të denjë për atë titull të madh qytetarie që të jep emri i mësuesit, emri i pedagogut. Por janë një pjesë e tyre nën drejtimin e një shiksi të vitit ’97 të kohës më të zymtë të shtetit shqiptar që kërkojnë për llogari të atij non gratës dhe të çorbës së rublave të krijojnë idenë përmes ekraneve për llogari të pronarëve të tyre janë rreshtuar kundër qeverisë. Jemi i vetmi vend në këtë rajon që s’ka asnjë ekran pro qeveritar. Në ato ekrane shikoni se si po bëhet nami…” u shpreh Rama.

