Kam me t’dashtë nji ditë ,
Në fakt doja me t’dashtë sot,
Por parukierja më vonoj ,
Hajtë thash, tash po e don nesër
Por nesër dita asht e zanun
plot e përplot,
Kam me la,
me shpla,
me hekuros…
Me ba dhe grosh …
Me e pi edhe një gotë.
Po e la për nji ditë tjetër .
U ba kohë që du me t’dashtë,
por kohën nuk e gjej
E punët më janë lidh për fyt
Gati më kanë myt.
Por nji ditë kam me t’dashtë
Mos u mërzit,
Më prit …

